Komuniteti Shqiptaro-Amerikan: përcjellim me vëmendje zhvillimet në Maqedoni, të formohet Tryeza e Partive Shqiptare

Kryesia e Komunitetit Shqiptaro-Amerikan në Illinois me seli në Chicago vendosi unanimisht të përkrahet Deklarata e Përbashkët e Partive Shqiptare e njohur edhe si Platforma Shqiptare, njofton Portalb.mk.

“Përshëndesim këtë akt të bashkimit të faktorit politik shqiptar në Maqedoni, e njëkohësisht falënderojmë angazhimin institucional të dy shteteve shqiptare në Ballkan të cilët në këtë moment të duhur dhe delikat kanë dhënë një kontribut të rëndësishëm e historik në përkrahje të kërkesave për zgjidhjen e çështjes shqiptare në Maqedoni. Komuniteti Shqiptaro-Amerikan jo vetëm që përkrah po insiston me këmbëngulje në realizimin e plotë të kërkesave të përmbledhura në Platformën Shqiptare.” shkruhet në kumtesën e KSHAI.

Ata shprehen te bindur se subjektet politike shqiptare do të kenë parasysh që veprimet e tyre në të kaluar kane qene e tani janë një nga shkaqet e situatës aktuale, prandaj luten që kjo Platformë që bashkoj faktorin shqiptar edhe të realizohet plotësisht që të parandalohet defaktorizimi i shqiptarëve në trojet e tyre në Maqedoni.

Komuniteti gjithashtu kërkon konkretizimin e konceptit të Tryezës sipas Platformës Shqiptare.

“Ky mekanizëm do të mundësoje vazhdimësinë, bashkëpunimin dhe mbikëqyrjen e realizimit të Platformës sipas kërkesave të kohës dhe rrethanave në të ardhme. Komuniteti Shqiptaro-Amerikan në Illinois me seli në Chicago, me kohë ka krijuar marrëdhënie të shkëlqyeshme me administratat Amerikane, duke përkrahur politikisht dhe financiarisht luftën e Kosovës dhe atë të 2001 në Maqedoni. Prandaj zotohemi se komuniteti këtu e kudo në Amerikë do të aktivizojë mekanizmat e vet lidhur me përkrahjen e paarsyeshme të kërkesave të Shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë. Ne do vazhdojmë të përcjellim me vëmendje zhvillimet në Maqedoni dhe në rajon e ne bazë të ndryshimit të rrethanave do merren edhe vendimet e ardhshme. Ftojmë anëtarët të ruajnë gjakftohtësinë, mos bien në provokime të ulta dhe të qëndrojnë vigjilent” shkruhet në kumtesën e KSHAI.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button