50 vjet nga ndalimi i fesë në Shqipëri, vjen një dokument i panjohur (FOTO)

Nxënësit e shkollave të mesme të Durrësit, të frymëzuar nga Revolucioni Kulturor, u ngritën për të forcuar luftën kundër shfaqjeve të huaja dhe zakoneve prapanike, shkruan kultplus, përcjell Portalb.mk.

Ngjarjet historike nuk janë gjithmonë të gëzuara a të lavdishme. 50 vjet më parë Shqipëria u shpall vend ateist. Nxënësit e shkollave të mesme të Durrësit, të frymëzuar nga Revolucioni Kulturor, u ngritën për të forcuar luftën kundër shfaqjeve të huaja dhe zakoneve prapanike.

Brenda vitit 1967 në qytetin e Durrësit u shkatërruan apo u mbyllën 60 xhami, 8 kisha dhe 5 teqe. Kjo valë u përhap në gjithë Shqipërinë, pa kursyer as pasurinë kulturore të tundshme apo të patundshme që ruhej nga institucionet fetare. Nga viti 1967 sjellim kronikën e shkruar nga Papa Mihali, prift i fshatit Vodhrishtë në Gjirokastër, i cili përshkruan ngjarjet e atij viti në vetë të parë. Kronika është shkruar në greqisht në faqen e titullit të një libri shërbesash.

Këtu po japim përkthimin në shqip dhe transliterimin nga origjinali: “Më 25 shkurt 1967, ditë të shtunë, në orën 12 të mesditës, mbyllën kishën e enorisë së Vodhrishtës. Më 4-3-1967, ditën e shtunë, Mitropoliti Damian mblodhi të gjithë priftërinjtë e zonës së Gjirokastrës dhe na tha të rruhemi dhe të heqim rasot, siç dhe u bë. [u shkrua] për kujtim. Papa Mihali” (Τή 25 Φευρουαρίου 1967, ἡμέρα Σάββατον ἡ ὤρα 12 μεσιμέρη ἐκλησαν τήν ἐκκλησίαν ἐνορίας Βοδρίστη. Τῆ 4-3-1967 ἡμέρα Σάββατον μᾶς ἐσυγκέντρωσε ὁ Μητροπολήτης Δαμιανός ὅλους τοῦς Ἱερεῖς τής περιφέρειας Ἀργυροκάστρου καὶ μᾶς εἴπεν να ξιραφησθοῦμεν καί νά βγάλουμεν τα ράσα, καθῶς και ἔνεινε, διὰ ενθύμιον. Παπᾶ Μιχάλης). Foto: AQSh.

20170309203937463600

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button