Gjykatësi Rexhepagiq: Në Gjykatën Penale kaos, gjykatësit as në tokë as në qiell

Në Gjykatën Penale Shkupi 1 për momentin mbizotëron kaosi, veçmas pas dorëheqjes së u.d. kryetares Tatjana Mihajllova, shkruan javorja “Fokus”. Mihajllova duhej të bëjë risistemim të ri të gjykatësve, pasi që Gjykata Supreme i pranoi 7 ankesa të gjykatësve, të cilët u ankuan për risistemimin,  por në vend asaj, kryetarja e Gjykatës dha dorëheqje dhe tani këta gjykatës nuk e dinë se a të kthehen në vendet e vjetra të punës ose të presin kryetar të ri i cili do të bëjë sistemim të ri, njofton Portalb.mk.

Gjykatësi Sedat Rexhepagiq, tha se për momentin ai dhe kolegët e tyre nuk janë as në tokë e as në qiell.

“Gjatë gjithë javës i kam anuluar gjykimet pasi që kolegia, punën e së cilës duhej ta marr në Departamentin për Kallëzime nuk m’i ka dorëzuar lëndët, pasi që ka pritur direktiva. Dje gjatë gjithë ditës e kam pyetur u.d. kryetaren Mihajllova se çfarë të bëj, ku të gjykoj, në vendin e ri apo të vjetër, por ajo më tha të bëj çfarë të d ua! Kur i thash se ajo duhet të sjell vendim dhe duhet t’i dorëzojë me kërkesë me shkrim, ajo prapë më tha vetë të vendos si të dua”, tha gjykatësi Rexhepagiq, i cili ka 32 vjet përvojë pune.

Gjykatësi shton se ai në rrezik të vet ka vendosur që përsëri të gjykojë në vendin e vjetër, në lëndët e materies penale, pasi që ashtu siç theksoi patjetër të bëjë normë. Ai nuk ka dorëzuar ankesë deri te Gjykata Supreme, kështu që automatikisht duhet të punojë në vendin e ri, por ajo për të ka qenë e pamundshme.

Gjykatësit tjerë, i anulojnë seancat, pasi që qindra palë kthehen nga Gjykata.

Kryetari i Këshillit Gjyqësor, Zoran Karaxhovski, nuk përgjigjet në telefonata për të sqaruar situatën, ndërkaq sot nëpërmjet kumtesës Këshilli Gjyqësor, ka njoftuar se po punon në “rregullimin e gjendjes” pas dorëheqjes së Mihajllovës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button