Këshilli Gjyqësor deklarohet për dorëheqjen e Mihajllovës

Këshilli Gjyqësor i Republikës së Maqedonisë sot nëpërmjet kumtesës konfirmoi se gjykatësja, Tatjana Mihalljova, dje ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga funksioni u.d. kryetare e GJykatës Themelore Shkupi 1, njofton Portalb.mk.

Nga Këshilli Gjyqësor sot njoftojnë se po i ndërmarrin masat për “zgjidhje adekuate për gjendjen” dhe në afat sa më të shkurtër kohor do të mbajnë seancë.

“Gjykatësja Tatjana Mihajllova dje më 07.03.2017, me shkrim e ka njoftuar Këshillin Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë se e dorëzon dorëheqjen e parevokueshme nga u.d. kryetare e Gjykatës Themelore Shkupi 1 Shkup. Gjatë ditës së sotme Këshilli Gjyqësor i Republikës së Maqedonisë do të ndërmarrë masa për zgjidhje adekuate të situatës, do të kryhen të gjitha analizat dhe në afat sa më të shkurtër kohor do të caktohet seancë me rastin e dorëzimit të dorëheqjes së u.d. kryetares së Gjykatës Themelore”, qëndron në kumtesën e Këshillit Gjyqësor.

Deri më tani, nuk janë të njohura arsyet për dorëheqjen e Mihajllovës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button