Gjithnjë e më rrallë jepen llogaritë fiskale gjatë blerjes së alkoolit dhe cigareve

Vitin e kaluar më rrallë janë dhënë llogari fiskale për shërbimet për mirëmbajtjen e shtëpisë (17 për qind), shërbimet për riparimet në shtëpi (21 për qind), të pronës me qira (30 për qind) dhe për shërbimet artizanale (36 për qind), njofton Portalb.mk.

Këtë e tregojnë të dhënat e anketës për evazion fiskal në Republikën e Maqedonisë për vitin 2016-të, që është bërë nga Qendra për Hulumtimin dhe Krijimin e Politikave.

Në vitin 2016-të, më shumë se gjysma e të anketuarve (54 për qind) kanë deklaruar se nuk ju është dhënë llogaria fiskale për shërbime të ndryshme të shfrytëzuara në tri muajt e fundit, të numëruara që nga momenti i anketimit.

“Nga ana tjetër, me shpesh dhe rregullisht (85 për qind) e llogarive fiskale jepen për shërbimet profesionale (kontabilitet, psikolog/psikiatër, arkitekturë/dizajn) dhe për shërbime të transportit ( 75 për qind)”, tregojnë të dhënat e anketës.

Në anketë shtohet se situata në krahasim me vitin 2014-të është e pandryshuar në lidhje me dhënien e llogarive fiskale për prodhimet e kozmetikës (17 për qind) dhe (11 për qind) për ushqim dhe produkte ushqimore.

“Por, disiplina e taksave shënon përkeqësim të dyfishtë në kategorinë e alkoolit dhe të duhanit, ku 20 për qind e të anketuarve në vitin 2016-të nuk u është dhënë llogaria fiskale në muajin e fundit, në krahasim me 12 për qind nga të anketuarit për vitin 2014-të. Alkooli dhe duhani janë mallra të akcizës për të cilat pasojnë taksa të larta, kjo do të thotë se rritja potenciale e evazionit fiskal në këtë sferë mban me vete rrezik nga të ardhurat më të vogla tatimore në kasën shtetërore”, thuhet në anketë.

Si rekomandim, në hulumtim thuhet se Qeveria së pari duhet të mendojë për ndryshimin e bilancit në mes gjobave ekzistuese (me norma zhvillimore të dënimit) dhe dy, në bilancin në mes masave ndëshkuese dhe stimulimeve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button