Shkup, nxënësit detyrohen të dalin në protestat e VMRO-DPMNE-së (VIDEO)

Nxënësit e  Shkollës së Mesme “Josip Bros Tito” dje janë urdhëruar të dalin nga shkolla në orën 15:00, pikërisht në kohën kur para shkollës erdhën kamerat e mediave proqeveritare, që t’i inçizojnë gjoja se shkojnë në protestë kundër dygjuhësisë, njofton “A1on“, transmeton Portalb.mk.

Urdhri i tillë është dhënë nga drejtorja, e cila është edhe donatore e VMRO-DPMNE-së. Gjithsesi, kjo është inçizuar pikërisht në kohën kur portali i afërt me VMRO-DPMNE-në, “Kurir” doli me titull “Nxënësit e shkollës së mesme i bashkohen marshit” Për Maqedoni më të mirë”.

Menjëherë pas asaj një pjesë e nxënësve shkuan në shtëpi, ndërsa një pjesë u kthyen përsëri në shkollë “A1on” arriti  deri te inçizimi i portalit “Kurir” ku dëgjohet biseda e nxënësve me inçizuesit që i prisnin jashtë.

“Nuk e dimë, na thanë të protestojmë kundër dygjuhësisë, ndërsa edhe tani ka dygjuhësi. Na lëshuan nga shkolla që të tregohemi sikur po shkojmë para Kuvendit. Neve na është treguar, lexohej në deklaratën e shkollës, na është thënë të dalim në orën 15, kjo nuk është e logjikshme. Ju jeni marrë vesh me drejtoreshën të na lëshojnë nga shkolla ndërsa ju të na inçizoni”, tha njëri nga nxënësit e shkollës për ekipin e Kurir.

kurir

“Neve deri tani nuk na është lejuar të dalim nga orët kur kemi bojkotuar për testimin ekstern, pse nuk keni ardhur atëherë të inçizoni? Drejtoresha na tha të dalim jashtë në orën 15, dhe ju erdhët këtu të na inçizoni.

Pse thoni se do të ndryshohet Kushtetuta? Ja Artan Grubi doli dhe tha se nuk do të ndryshohet Kushtetuta.

Edhe nxënës të tjerë për “A1on” theksojnë se në shkollë bëhet propagandë çdo ditë, janë lexuar këngë për gjuhën maqedonase, janë vendosur flamuj në dritaret e shkollës.

Sot edhe kryetari i Komunës Qendër, Andrej Zhernovski, njoftoi se në shkollën “Goce Dellçev” në Qendër të Shkupit është vendosur një broshurë ku shkruhet se “do të dënohen të gjithë ata që nuk do të dinë gjuhë shqipe”.

“Deri ku do të shkojë budallallëku, edhe nxënësin i involvojnë dhe i keqpërdorin për “qëllime politiko-partiake”, shkruan Zhernovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button