Maqedoni, kriza politike e uli elanin akademik të të rinjve

Gjatë vitit 2016 kemi rënie të elanit profesional të të rinjve të Maqedonisë e cila ka rezultuar nga kriza e gjatë ekonomike të pasuar nga kriza politike. Krahas kësaj të rinjtë gjithashtu vlerësojnë se kanë mundësi afirmimi, por që kjo është e pamundshme të ndodh në Maqedoni. Këto janë disa vlerësime që kanë dalë nga rezultatet e hulumtimit i cili u prezantua sot nga Instituti për Hulumtime Sociologjike dhe Juridike (IHSJ), njofton Portalb.mk.

“Në krahasim me vitet paraprake, gjatë vitit 2016 kemi rënie të elanit të të rinjve gjë që ndërlidhet me zhvillimet ekonomike dhe krizën politike që po ndodh në Maqedoni. Të rinjtë vlerësojnë se duan dhe mund t’i realizojnë qëllimet e tyre për sa i përket ushtrimit të profesionit por, konsiderojnë se në Maqedoni jo gjithmonë kemi vlerësim të punës”, u shpreh Marija Topuzovska Llatkoviç kordinatore e hulumtimit të IHSJ-së.

Profesoresha Llatkoviç gjithashtu tregoi se çfarë konsiderojnë të rinjtë si ngjarje pozitive dhe negative në Maqedoni, e që kjo në mënyrë të tërthortë nënkupton edhe ndikim i këtyre ngjarjeve në zhvillim e tyre psikosocial dhe akademik.

“Si ngjarje pozitive të rinjtë kujtojnë fitoren e përfaqësueses së Maqedonisë në basketboll dhe protestat e studentëve kurse, si ngjarje më negative që ato mbajnë mend është  konflikti i armatosur në vitin 2011, atentati i Kiro Gligorovi dhe fatkeqësitë natyrore të vitit 2016 siç ishin vërshimet dhe tërmetet”, u shpreh profesoresha Marija Topuzovska Llatkoviç.

Por, krahas këtyre vështirësive mbijetuese-akademike, të rinjtë veten pas 10 viteve e shohin me një stabilitet financiar dhe familjar dhe se do të vazhdojnë të qëndrojnë në Maqedoni.

Profesoresha Llatkoviç vlerëson se të rinjtë nuk kanë raport të kënaqshëm me politikën dhe se për ta aktiviteti politik dhe ai partiak është i njëjtë dhe se të gjitha këto ndërlidhen me “kriminalitetin”.

Një tjetër profesoreshë pjesëmarrëse në hulumtim, Mirjana Borota Popovksa, tregoi një tjetër raport të të rinjve, e që ka të bëjë me sistemin arsimor, ku sipas saj ato ndahen në të rinj që pjesërisht janë të kënaqur nga sistemi arsimor kjo si pasojë se nuk ka ndërlidhje ndërmjet të mësuarit teorik dhe praktik, dhe të rinj që janë të kënaqur nga sistemi arsimor dhe këto kryesisht janë student me pjekuri të lartë akadamike.

“Shumica e të rinjve shprehen se janë pjesërisht të kënaqur nga sistemi arsimor përderisa pjesa tjetër më e vogël konsiderojnë se janë të kënaqur nga sistemi arsimor. Studentët të cilët janë pjesërisht të kënaqur nga sistemi arsimor vlerësojnë se duhet më shumë punë në raportin ndërmjet teorisë dhe praktikës së një profesioni. Kurse ato që janë të kënaqur nga sistemi arsimor vlerësohen më një nivel të lartë të pjekurisë akademike”, tha Mirjana Borota Popovska.

Përndryshe, nga përfundimet e dala nga hulumtimi ku ishin 30 pjesëmarrës të moshës prej 15-29 vjeçare, me mostër heterogjene të shpërndarjes demografike, profesoreshat konsiderojnë se institucionet arsimore duhet të ndërmarrin më shumë aktivitete për të përmirësuar këtë gjendje që të rinjtë, pas përfundimit të studimeve lehtë të arrijnë të depërtojnë në tregun e punës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button