Nxënësit e shkollës teknike të Manastirit, kanë protestuar kundër dygjuhësisë

Dhjetëra nxënës nga Shkolla e Mesme Teknike “Gjorgi Naumov” nga Manastiri, sot paradite, rreth orës 10 e kanë ndaluar mësimin dhe kanë dalë përpara oborrit të shkollës në protestë kundër dygjuhësisë, njofton Portalb.mk.

Nxënësit thonë se vetë janë organizuar nëpërmjet rrjeteve sociale, pasi që nuk pajtohen me politikën momentale në shtet “që të mësojnë shqip”. Nxënësit të cilët nuk kanë protestuar kanë ngelur në bankat shkollore.

Njëri nga nxënësit, pjesëmarrës në protestë, thotë se protestat do të vazhdojnë edhe ditëve në vijim.

“Shkolla jonë është më guximtarja, protestat filluan, ndërkaq do të vazhdojmë edhe nesër dhe pasnesër. U organizuam që të dalim edhe në sheshin “Magnolija” dhe të protestojnë në “Mëhallën e Gjerë”. Shpresoj se ditët në vijim do të na kyçen edhe shkollat tjera”, thotë ai.

Drejtori  shkollës nuk është përgjigjur në thirrjet telefonike, ndërkaq profesorët e shkollës thonë se sot në shkollë ka inspektorë nga MASH.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button