Aksident në autostradën Gostivar-Tetovë, lëndohet një vozitës

Një person 20-të vjeçar nga fshati Senakos i Gostivarit është lënduar rëndë pasi me veturën e tij është përplasur në bankinën e autostradës Gostivar-Tetovë në afërsi të pik-pagesës, informojnë nga SBP Tetovë, njofton Portalb.mk.

Për shkak të inspektimit, mbrëmë pothuajse dy orë komunikacioni i autostradës ishte rikahëzuar në rrugën e mesme.

I lënduari me iniciale A.O. rreth orës 22 me veturën “Polo” menjëherë pas kalimit të pik-pagesës, në drejtim të Tetovës, e ka humbur kontrollin dhe është përplasur në bankinë.

I lënduari është dërguar në Spitalin e Gostivarit dhe është ndalur për kurim.

Sipas zëdhënësit të SBP-së Tetovë, Marijan Josivovski, me siguri shkaku i aksidentit ka qenë shpejtësia e pakontrolluar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button