Vuçiq: e ndjekim situatën politike në Maqedoni

Serbia e ndjek situatën politike në Maqedoni dhe Bosnjë dhe Hercegovinë dhe do të bëjë gjithçka për të ruajtur paqen dhe stabilitetin, por nuk do të përzihet në punët e brendshme të vendeve fqinje, deklaroi sot kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, lajmëron korrespondentja e “Meta” nga Beogradi, njofton Portalb.mk.

Këtë Vuçiq e deklaroi pas takimit me kryetarin e krahinës gjermane Hesen Foleker Bufije, me të cilin ka biseduar për situatën në rajon, dhe kështu konsideron se ky është qëndrim korrekt i Serbisë.

Në pyetjen si e komenton situatën në Maqedoni dhe Bosnjë dhe Hercegovinë, Vuçiq vlerësoi se “Beogradi gjithmonë ka pasur marrëdhënie korrekte me Shkupin, por që asnjëherë nuk do të lejojë askënd ta fyejë Serbinë”.

“Sa për Bosnjën dhe Hercegovinën, kjo është një pyetje e vështirë për ne”, deklaroi Vuçiq dhe shtoi se edhe bashkëbiseduesit nga Gjermania i ka thënë se Serbia do të japë gjithçka nga vetja që të ruajë paqen dhe stabilitetin në rajon, sepse ky është kusht për avancim dhe ardhjen e investuesve të rinj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button