Ibraimovski kërkon që partitë shqiptare të mos koalicionojnë asnjëherë me VMRO-DPMNE-në

Partitë shqiptare duhet të miratojnë një deklaratë që asnjëherë të mos koalicionojnë me VMRO-DPMNE-në si dhe të gjitha partitë tjera etnike që janë në koalicion me VMRO-DPMNE-në menjëherë ta lëshojnë atë, fton lideri i Partisë për Emancipim të Plotë të Romëve, Samka Ibrahimovski.

“Partitë shqiptare nuk duhet të heshtin, e veçanërisht partitë rome që janë në koalicion me VMRO-DPMNE-në, sepse deklarata e Gruevskit është mesazh edhe për bashkësitë tjera. Thirrja e Gruevskit në TV Sitel deri te lideri i LSDM-së Zoran Zaev që të mos e pranojë Platformën e Partive Shqiptare,  vetëm kështu deputetët e VMRO-DPMNE-së do ta përkrahin qeverinë, është nacionaliste”- konsideron Ibrahimovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button