CIVIL mbështet grevën e gazetarëve të MPM-së

CIVIL-Qendra për Liri shpreh mbështetje maksimale për 120 gazetaret dhe gazetarët e punësuar në botimet e “Media Print Makedonija” (MPM), të cilët dy javët e fundit bëjnë grevë për realizimin e të drejtave të tyre punëtore dhe marrjen e rrogave dhe honorarëve të papaguara.

“Ky trajtim i të punësuarve është i papranueshëm dhe i pashembullt! Një kompani e madhe si MPM nuk guxon të mbajë aq kohë të gjatë në pasiguri qindra gazetarë dhe punëtorë eminentë të mediave dhe në mënyrë të ashpër të shkelë të drejtat e tyre të njeriut dhe punëtore, duke e sjellë në pyetje ardhmërinë e këtyre njerëzve dhe familjeve të tyre. E përkujtojmë menaxhmentin e MPM se mospagimi i rrogave, honorarëve dhe regresit për pushim vjetor, është i dënueshëm me ligj. Kërkojmë që kjo golgotë e punëtorëve të mediave të ketë zgjidhje sa më të shpejtë.

Kërcënimet, presionet dhe kushtëzimet mbi gazetarët duhet menjëherë të ndërpriten dhe të respektohet e drejta e tyre për grevë, si dhe të drejtat tjera në domenin e drejtësisë sociale. Të mos flasim për të drejtën e të shprehurit të lirë!” thuhet në kumtesën e CIVIL.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button