Unioni i Nxënësve Shqiptar realizoi takim me ministrin e Arsimit dhe Shkencës Pishtar Lutfiun

Unioni i Nxënësve Shqiptar sot realizoi takim me ministrin e Arsimit dhe Shkencës Pishtar Lutfiun.

Në takim ishin të pranishëm kryetarja e Unionit Majlinda Çilafi, sekretarja Selma Rushiti, përgjegjësi i sektorit për arsim Valon Ejupi dhe sekretarja e MASH Fllanza Grubi.

Në takim u prezantua projekti “Një hap drejt përmirësimit të sistemit arsimor në RM” dhe ftuan ministrin që të jetë i pranishëm në debatet që do të realizohen në gjitha qytetet ku mësojnë nxënësit shqiptar.
Lutfiu e priti shumë mirë ftesën dhe pohoi që në çfarëdo qoftë mënyre do ta mbështes projektin në fjalë, njofton Portalb.mk.

Përveç diskutimit në lidhje me projektin UNSH dorëzoi disa kërkesa që Ministria e Arsimit dhe Shkencës duhet t’i realizoj.
Këkesat ishin këto si vijojnë:

1. KUSHTET SHKOLLORE
a) Duke parë mjerimin e kushteve shkollore kërkojmë që në periudhë tre vjecare të renovohen dhe të përmbushen kushtet bazë për mbajtjen e procesit edukativo –arsimorë.
b) Hapja e kabineteve për lëndët adekuate , nënkupton që lëndë të shumta shkencore dhe profesionale duhet të kryejnë edhe pjesën eksperimentale.
c) Njëkohësisht kërkojmë që në çdo shkollë e cila numri i nxënësve shqiptarë është në përqindje më të madhe se 51% ,shkolla duhet të gëzojë emër të ndonjë personaliteti kombëtarë.
d) Nxënësi duhet që të dallohet nga qytetarët , që nënkuptohet në afat kohorë prej dy vitesh Ministria e Arsimit dhe Shkencës të fillojë të impelmentojë kushtin që çdo nxënës duhet pasur uniformë të cilat do i ngjajnë kulturës europiane.
e) Siguria në shkollat shqiptare fatkeqsisht është në nivelin primitiv , andaj për të cilën kërkojmë që në çdo shkollë shqiptare përveç sigurimit privat poashtu të qëndrojë edhe ekipe policore të cilat do dhurojnë qetësi , parandalues të problemeve rinore si dhe në raste të shumta do të intervenojnë në raste të caktuara, të cilat mund të jenë rrezik për nxënësit shqiptarë.

2. PROCESI EDUKATIV-ARSIMORË
a) Në shkollat shqiptare, gjithçka mësohet përpos edukimit, për shkak që nxënësit shqiptarë në aspektin e edukimit kanë mbetur goxha prapa kërkojmë që lënda EDUKATË MORALE E QYTETARE të jetë lëndë obligative nga klasa e nëntë deri në vitin e tretë , lënd kjo e cila ishte në arsimin shqiptarë që nga viti 1942 , ku e njëjta paraardhësve tonë u krijoi ndryshe një pasqyrë e cila ka qenë më e pastër dhe e mbushur me vlera morale , arsimore dhe kombëtare përkundrazi me kohën e tashme e cila e mbushur me antivlera (Kundërvlera) të cilat rrezikojnë një shoqëri të shëndoshë.
b) Procesi i mësimdhënies duhet të ndryshojë ngaqë mësimdhënia klasike arrinë të sjellë monotoni tek të rinjtë, në botën europiane është vërtetuar që nxënësit arrijnë më shpejt të kuptojnë mësimin fal formës të integruar apo njohur si ‘’NEW GENERATION’’ , që nënkuptohet mësimi arrihet të shpejgohet duke përdorur mjetet elektronike edhe atë TV, projektor apo tabelat e modernizuara. Kështu nxënësi nëpërmjet minifilmeve, dokumentareve apo prezentimeve arrinë që më shpejt të kap esencën dhe thelbin e mësimit.
c) Duke marrë parasysh që niveli i arsimit ka rënë jasht mase , kërkojmë kushti për përsëritje të nxënësit të rikthehet.
d) Çdo mësojntore të ketë numër të kufizuar nxënësish nga 15 – 22 nxënës.

3. MJETET MËSIMORE
a) Kërkojmë që në afatkohorë prej katër (4) vitesh, ministria e Arsimit dhe Shkencës të fillojë që të bëj botimin e librave nga autorët shqiptarë. Unioni i Nxënësve Shqiptarë nuk do të pranojë asnjë libër mësimorë, i cili nënçmon kombin shqiptarë.

4. TESTIMI EKSTERN
a) Testimi ekstern është i dëmshëm për nxënësit, ky lloj testimi dëmton notën mesatare të nxënësit, poashtu arrinë që të krijojë stres dhe frikë tek ata. Njëkohësisht testimi ekstern shkel të drejtët dhe nënçmon vlerësimin e mësimdhënësit.Poashtu deri më tani në testimin ekstern janë vërejtur gabime në të përkthyerit, pyetje jashtë plan-programit si dhe mungesa e teksteve shkollore.Andaj kërkojmë anulimin e menjëhershëm të testimit ekstern.

5. INSTITUCIONI KËSHILLUES
a) Unioni i Nxënësve Shqiptarë jep sugjerim për hapjen e një institucioni të ri, të ashtuquajtur ,, INSTITUCION KËSHILLUES ,, që ka qëllime të shumta.Duke parë që prind të shumtë, aspak nuk tregojnë interesim mbi gjenden e fëmiut të tyre, kështu themelimi i një institucioni të këtillë do të ndihmonte që të punësohen këshilltarë të shumtë të cilët do të duhej të takojnë një herë (1) në javë nxënësin, për të cilën do të duhej të diskutoj mbi gjenden e notave të nxënësit, problematikat si dhe tejkalimin e barrierave.Njëkohësisht falë këtij institucioni do hapeshin edhe vende të reja pune,ku do të punësoheshin psikolog,pedagog dhe sociolog të shumtë të cilët kuptojnë mirë botën e adoleshentëve.

6. KOMISION HETUES
a) Unioni i Nxënësve Shqiptarë kërkon krijimin e komisioneve hetuese që do të hetojnë çdo mësimdhënës i punësuar nga viti 2003, kjo pikë vjen nga konstatimi numër i madh i të ashtuquajturve “mësimdhënës” për të verifikuar shkollimin e tyre kërkojmë krijimin e
komisoneve të cilët do hapin dosjet e tyre të shkollimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button