Pançevski dhe Stamenkovski nuk u përballën, shtyhet gjykimi

Kryetari i Gjykatës Penale, Vlladimir Pançeski, nuk ka ardhur në seancën e sotme në Gjykatën Themelore Shkupi 2, por në emër të tij janë paraqitur tre avokatë. Në gjykim nuk është paraqitur as paditësi, Goran Stamenkovski, i cili e padit Pançevskin për mobing, njofton Portalb.mk.

Gjykimi është anuluar për më 16 mars, pasi që avokatët e paditësit Stamenkovski, sot nuk kanë marrë përgjigje të shkruara ndaj padisë së avokatëve të Pançevskit.

Përndryshe, Stamenkovski e padit Pançevskin, se sipas tij, në periudhë të gjatë kohore e ka dërguar në pozita tjera të punës dhe e ka dënuar.

Përveç padisë, Stamenkovski ka paraqitur edhe dy padi penale kundër ish shefit – për maltretim në detyrën zyrtare dhe për shkelje të barazisë.

Gjykata Themelore Shkupi 2, në 28 dhjetor të vitit të kaluar e ka pranuar padinë private për mboing, të paraqitur nga Stamenkovski. Më 23 janar të këtij viti, duhej të mbahet seanca e parë, megjithatë Pançevski, nuk u paraqit në Gjykatë

U.d. kryetarja e GJykatës Themelore Shkupi 1, Tatjana Mihajllova, ka ngritur procedurë disciplinore kundër Stamenkovskit. Stamenkovski kërcënohet suspendim dhe largim nga vendi i punës derisa të mbarojë procedura disciplonore./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button