fbpx

Fekenshtajn: Përrallat për Sorosin, ju duhen vetëm të dobëtëve

Eurodeputeti dhe raportuesi special për Shqipërinë, Knut Flekenshtajn, sot përsëri e ka ftuar Partinë Demokratike (PD) që ta ndalojë bojkotin dhe të mos e bllokojë punën e Parlamentit, njofton Portalb.mk.

Flekenshtajn në konferencë për shtyp tha se zgjedhjet janë të rëndësishme për fillimin e bisedimeve me BE-në dhe se PD-ja të ndalojë me “përrallat për Sorosin”.

Ai theksoi se ka respekt të madh për ish liderin e PD-së, Sali Berishën, por ka kërkuar nga ai që “të ndalojë me rrëfimin e përrallave për Sorosin”, pasi që ka dëgjuar se përrallat e tilla janë shpërndarë edhe në Maqedoni. Ai ka theksuar se nga përvoja, “vetëm të dobëtit i kanë ato përralla”, ndërkaq “aq sa ai e di, Berisha nuk është i dobët”.

Ai theksoi se institucionet e BE-së nuk vlerësojnë se është në rregull bojkoti i Parlamentit, veçmas pasi që elektorati ka votuar që deputetët t’i përfaqësojnë interesat e tyre.

Berisha më parë deklaroi se Soros ka korruptuar qindra Institucion në Shqipëri. Në lidhje me komentet e Flekenshtajnit, ai tha se janë të pabaza dhe se ai e dënuar veprimtarinë e Sorosit në Shqipëri në bazë të dokumenteve të cilat janë publikuar më herët.

Përndryshe, edhe kryetari i partisë VMRO-DPMNE dhe ish kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski, muajt e fundit ka zhvilluar një fushatë të ashpër kundër Sorosit, pasi që sipas tij, ai ka faj që Maqedonia gjendet në krizë politike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button