PLD: Zvërlevski – Bastioni i fundit i regjimit të Gruevskit

“Numri një i Prokurorisë Publike Themelore (PTHP), Marko Zvërlevski, edhe një herë e konfirmoi se është bastioni i fundit i regjimit të Nikolla Gruevskit”, reagojnë nga Partia Liberal Demokratike, njofton Portalb.mk.

Sipas tyre, prokurori publik, pas kush e di sa herëve, “thellë është bllokuar në politikat e VMRO-DPMNE-së, duke vendosur që të kryej hetim për krim, korrupsion dhe mashtrime zgjedhore edhe atë vetëm në Shkup, Strumicë dhe Kumanvë”.

“Me këtë rast, është e qartë se Zvërlevski, patjetër duhet ta dijë se me këtë hap e konfirmon fotografinë reale të kontrolli të Gjyqësorit dhe Prokurorisë së Republikës së Maqedonisë, nga ana e pushtetit në ikje. Me apo pa vetëdije, VMRO-DPMNE, çdo ditë e konfirmon nevojën për ekzistimin dhe vazhdimin e mandatit të Prokurorisë Speciale Publike (PSP)”, shtojnë nga PLD.

Nga atje thonë se puna e Prokurorisë Themelore publike në periudhën e fundit ka qenë pjesë e rekomandimeve për reforma nga ana e BE-së dhe OSBE-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button