Memeti: Bashkëpunim i ulët ndërinstitucional, shumë raste gjyqësore pa epilog

Qeveria nuk merr parasysh rekomandimet e Avokatit të Popullit, kurse bashkëpunimi me institucionet shtetërore është në nivel të ulët, thotë obdusmani Ixhet Memeti, në një intervistë për Rel. Këto rekomandime përveç se nga mediat, nga askush tjetër nuk u morën për seriozisht dhe shton, se si rezultat i bashkëpunimi të rënduar ndërinstitucional, një pjesë e lëndëve gjyqësore nuk kanë pasur epilog, njofton Portalb.mk.

“Rekomandimet e përgjithshme si rezultat i gjendjes së rënduar të sektorëve të ndryshëm shtetëror qëndrojnë në sirtarët e Parlamentit. Legjislativi ose nuk do, ose është sjellë në këtë gjendje që të mos ketë mundësi që të ushtrojë kontroll mbi ekzekutivin, kurse rekomandimet e obdusmanit lidhen më atë se ato janë mjete në duar të legjislativit që të kontrollojë ekzekutivin dhe të përmirësojë gjendjen, në drejtim të miratimit të ligjeve dhe zbatimin e të njëjtave”, tha Memeti.

Avokati i popullit me keqardhje konstaton se rekomandimet e tija nuk kanë efekt dhe se ai shumë pak mund të të ndryshojë, për deri sa nuk ekziston vullnet politik.

“Në Maqedoni gjithçka është e partizuar. Qytetarët nuk i mbron procedura dhe sistemi gjyqësor. Mund t’i mbrojë vetëm të njohurit, d.m.th. të gjithë ato që janë jashtë së vepruarit në bazë të parimeve. Për këtë, dëshiroj që sa më shpejtë të përmirësohet kjo gjendje”, potencon Memeti

Nga Parlamenti thonë se bashkëpunimi është në nivel të kënaqshëm dhe se detyrimet ndaj Avokatit të Popullit janë përmbushur. Obdusmani rregullisht e prezanton raportin e tij para deputetëve, thonë nga atje, dhe shtojnë se për çështjet konkretet të parashtruara për shqyrtim nga obdusmani, duhet që të njëjtat të dërgohen deri te komisioni përgjegjës për këto çështje nga ku edhe do të ketë përgjigje.

“Detyrimet që i ka Parlamenti ndaj obdusmanit dhe ndaj secilit institucion janë përmbushur”, shpreh zëdhënësi i Parlamentit Todor Pendarov.

Krahas mungesës së bashkëpunimit të Parlamentit me obdusmanin, sërish qytetarët besojnë në punën e Avokatit të Popullit. Kjo u pa gjatë dy viteve të fundit kur kishim krizë politike në mënyre të vazhdueshme e cila, sërish, do të ndikojë që qytetarët edhe më tutje të mos u besojnë institucioneve shtetërore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button