Kamçev e ka shitur pjesën e tij në MPM

Kompania “Orka Holding” e drejtuar nga Jordan Kamçev, informoi se e ka shitur pjesën e saj në shtëpinë mediale “Media Print Maqedoni” (MPM), njofton Portalb.mk.

“Me veldnim të bordit ekzekutiv, të sjellë më 12.12.2016 kompania “Orka Holding” e shitur pjesën e saj në “Qendrën Grafike” SHPK Shkup, në pronësi të “Media Print Maqedoni”, me çmim të nominuar. Të gjitha obligimet që i ka pasur ndaj punëtorëve deri më 31 dhjetor të vitit 2016 i ka kryer. Në ditët në vijim do të kryhen edhe obligimet për rrogat për muajin janar”, thuhet në kumtesën e kompanisë.

Më parë u njoftua se, përveç kompanisë së Kamçevit, nga MPM është larguar edhe kompania “Internet Investment Grup” në pronësi të Jana Stanisaleva.

Sipas dokumenteve të fundit të dhëna nga MPM, tani pronarë janë “Mireks Plus” dhe “Telegraf”, që është në pronësi të MPM-së ose në “përkthim” – Kamçev dhe Stanisaleva e lënë Sergjan Kerimin si pronar të vetëm të MPM-së. Jana Stanisavleva ngelet në pozitën e drejtorit gjeneral të MPM-së.

Këto ndryshime të strukturës pronësore ndodhin gjatë kohës kur të punësuarit në gazetat “Dnevnik”, “Utrinski Vesnik” dhe “Vest”, të gjithat prodhim i MPM-së, e kanë paralajmëruar grevën gjeneralë për shkak të mospagesës së rrogave dhe honorarëve.

Gazetarët e këtyre gazetave disa herë kanë protestuar. Në korrik të vitit të kaluar ata protestuan ndaj paralajmërimit se 20 të punësuar, shumica nga gazeta “Vest” do të largohen nga puna.

Përpara dy vjetëve, gazetarët e punësuar në mediat e MPM-së gjithashtu dolën në protestë pasi që menaxhmenti paralajmëroi zvogëlim të rrogave. Ata morën marrëveshje dhe anekse të reja të marrëveshjes dhe u kushtëzuar që nëse ajo marrëveshje nuk nënshkruhet do të largohen nga puna.

Sipas vendimit menaxhmenti, për 10 për qind ua ka zvogëluar rrogat atyre qe marrin prej 18 deri më 30 mijë denarë, për 20 për qind atyre që marrin prej 30 deri më 60 mijë denarë, ndërkaq për 30 për qind atyre që marrin mbi 60 mijë denarë. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button