Pakistan: Nga eksplodimi në një protestë – së paku 7 të vrarë

Së paku 7 vetë janë vrarë nga një eksplodim gjatë një proteste afër ndërtesës së parlamentit provincial në Lahore të Pakistanit, kanë thënë sot zyrtarët, njofton Rel, përcjell Portalb.mk.

Zyrtari i policisë lokale, Ali Raza, tha se shpërthimi ka ndodhur kur një person me motoçikletë e ka goditur turmën e qindra farmacistëve, të cilët po protestonin kundër ndryshimeve ligjore për shitjen e ilaçeve.

Agjencia AP ka raportuar se përgjegjësinë për këtë eksplodim e ka marrë një grup i talibanëve.

Policia tha se ende nuk është e qartë se sa njerëz ishin plagosur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button