Kёtu mund tё hani mёngjes dhe tё pini kafe me princeshёn Kate (FOTO)

Nёse bёn pjesё nё grupin qё mezi pret lajme tё çdo lloji nga princesha Kate Middleton, je nё vendin e duhur, shkruan revistaclass, përcjell Portalb.mk.

Kate Middleton ёshtё njё nga femrat mё tё dashura tё Anglisё (dhe jo vetёm). Stili, mirёsia dhe pozitiviteti qё pёrcjell tё krijojnё gjithmonё njё ndjesi kaq tё mirё dhe tё lenё pёrshtypjen sikur kjo femёr ka qenё gjithmonё pjesё e ambientit mbretёror. Pra nёse ke “varёsi” nga Kate, duhet patjetёr tё lexosh kёtё artikull deri nё fund.

Dukesha e Cambridge ka lokalin e saj dhe kur themi tё sajin, nuk e kemi fjalёn pёr pronё private, por pёr njё lokal qё ёshtё frymёzuar totalisht nga ajo dhe stili i veçantё qё ka.

Middletown, siç e ka quajtur pronari, ёshtё njё nga vendet e preferuara tё fan-save tё dukeshёs. E vetmja gjё qё nuk shkon ёshtё qё ky lokal nuk ndodhet nё Angli. Ndaj pёrgatiti valixhet pёr njё udhёtim tё largёt, sepse lokali ndodhet nё Melburn tё Australisё. Madje shuuumё tё largёt.

Kjo cafe ёshtё totalisht e frymёzuar nga Kate, pasi nё pjesёn e saj mё tё madhe dominon ngjyra mbretёrore blu, por edhe detaje tё tjera qё tё kujtojnё menjёherё atё. Nё Middletown shёrbehet mёngjes gjatё gjithё ditёs, i cili pёrfshin shumё lloj tostesh, buding me fara chia dhe njё pjatё tё veçantё qё quhet “Trio Mushrooms”.

Pra si e imagjinoni njё mёngjes nё Melburn, nё Middletown?

Shikoni mё shumё detaje nё fotot e mёposhtme.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button