Orteku i borës shkakton së paku 13 viktima në veri të Pakistanit

Një zyrtar i sigurisë së Pakistanit ka thënë se së paku 13 persona janë mbytur gjatë një orteku të borës që ka mbuluar disa shtëpi në pjesën veriore të Pakistanit, shkruan Rel, përcjell Portalb.mk.

Një zyrtar tjetër ka thënë se së paku 12 persona janë shpëtuar pas stuhisë së borës, ndërsa përpjekjet po vazhdojnë për t’i dërguar ata në spital, pasi bora ka bllokuar shumë rrugë në atë zonë.

Nizamud Shah, komandanti i forcës së zonës Chitral, ka thënë se orteku e ka goditur Chitralin pasditën e 4 shkurtit.

Nuk është ende e qartë nëse ka viktima të tjera apo persona të mbijetuar që kanë mbetur të ngujuar nga bora, megjithëse zyrtarët kanë thënë se numri i viktimave mund të rritet.

Personeli ushtarak është nisur në zonën në fjalë për të ndihmuar me operacionet e kërkim shpëtimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button