Gjykata Administrative e refuzoi padinë e Nedellkovës kundër Këshillit Gjyqësor

Gjykata Administrative e ka hedhur poshtë padinë e gjykatëses Lidija Nedellkova kundër Këshillit Gjyqësor, në lidhje me rezultatet e vlersimit të jashtëzakonshëm për kryetar të Gjykatës Supreme, njofton Portalb.mk.

Nedellkova ka dorëzuar padi deri te Gjykatë Administrative pasi që Këshilli Gjyqësor e ka hedhur poshtë ankesën e saj në të cilën ka pasur vërejtje për mënyrën se si Këshilli e ka zbatuar vlerësimin e kandidatëve për kryetar të Gjykatës Supreme. Sipas Nedellkovës, Këshilli Gjyqësor nuk i ka marrë parasysh punimet shkencore të publikuara në revistat më me renome.

Në garë për kryetar të Gjykatës Supreme janë u.d. kryetarja e Gjykatës më të lartë në shtet, ish kryetarja e Gjykatës, Snezhana Bajllozova  dhe gjykatësit Jovo Vangellovski dhe Besa Ademi.

Këshilli Gjyqësor ende nuk e ka mbaruar procedurën për zgjedhje dhe nuk ka caktuar seancë se kur do të zgjidhen kryetarët e Gjykatës Supreme dhe Penale. Në garë për kryetar të GJykatës Penale kanë ngelur, ish kryetari, Vlladimir Pançevski dhe gjykatësi Ivan Xholev. /Portalb

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button