Vuçiq i është mirënjohës Greqisë që nuk e njeh Kosovën

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se i është mirënjohës Greqisë për mbështetjen që i jep vendit të tij në rrugën evropiane dhe për faktin që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, shkruan Rel, përcjell Portalb.mk.

Vuçiq tha se kjo miqësi duhet të forcohet edhe me marrëdhënie më të mira ekonomike, andaj paralajmëroi mbajtjen e një mbledhjeje të përbashkët të dy qeverive.

Vuçiq i bëri këto komente për gazetarët në Beograd, pasi priti homologun grek, Alexis Tsipras.

Kryeministri serb tha po ashtu se Serbia dhe Greqia do të bashkëpunojnë edhe rreth krizës së migrantëve, raporton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.

Greqia është në mesin e pesë vendeve të Bashkimit Evropian që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, edhe gati nëntë vjet pas shpalljes së saj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button