Garet: Partitë po punojnë në krijimin e Qeverisë dhe i hulumtojnë të gjitha mundësitë

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Maqedoni, Çarls Garet, sot duke komentuar ndodhitë politike në vend, deklaroi se partitë po punojnë në krijimin e Qeverisë së re dhe po i hulumtojnë të gjitha mundësitë, njofton Portalb.mk.

Shumë nga punët, theksoi Garet, varen nga takimet dhe bisedimet e vazhdueshme që tani po ndodhin.

“Situata nuk është zgjidhur, partitë po punojnë në formimin e Qeverisë së re dhe i hulumtojnë të gjitha mundësitë në bazë të zgjedhjeve 11 dhjetorit”, deklaroi Garet, duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve, përpara fillimit të Konferencës përkushtuar ndarjes së praktikave dhe modeleve inovative për ngritjen e nivelit të punësimit të të rinjve në Evropë.

Ai shpresoi për bashkëpunim me Qeverinë e re në drejtim të vazhdimit të reformave.

“Shpresoj se do të mund të punësojmë me Qeverinë e re, duke iu përkushtuar reformave”, tha ambasadori. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button