SHBA: Sauditët pajtohen për zonat e sigurta në Siri dhe Jemen

Shtëpia e Bardhë thotë se presidenti Donald Trump dhe mbreti saudit, Salman janë pajtuar për ngritjen e zonave të sigurta në Siri dhe Jemen, gjatë bisedës telefonike që ka zgjatur një orë, shkruan Rel, përcjell Portalb.mk.

Gjatë fushatës zgjedhore, Trump rregullisht iu ka bërë thirrje shteteve të Gjirit që të paguajnë për ngritjen e zonave të sigurta për mbrojtjen e refugjatëve sirianë.

“Presidenti ka kërkuar dhe mbreti është pajtuar që të përkrahë zonat e sigurta në Siri dhe Jemen, si dhe është pajtuar për përkrahjen e ideve të tjera për të ndihmuar refugjatët që janë zhvendosur si pasojë e konflikteve në vazhdim”, tha Shtëpia e Bardhë në komunikatën pas telefonatës së 29 janarit.

Prej vitit 2011, Siria është përfshirë nga lufta civile që deri më tash ka marrë jetën e mbi 300 mijë njerëzve. Në Jemen, së paku 10 mijë njerëz janë vrarë në luftën në mes të rebelëve shiitHuthi, dhe koalicionit të përkrahur nga sauditët, njofton OKB.

Agjencia zyrtare saudite e lajmeve nuk ka përmendur zonat e sigurta në raportimin e tyre për telefonatën. Në raportimin e kësaj agjencie thuhet se është afirmuar “thellësia e marrëdhënies strategjike” në mes të Shteteve të Bashkuara dhe Arabisë Saudite.

Shtëpia e Bardhë ka thënë se liderët janë pajtuar për rëndësinë e rritjes së përpjekjeve në luftën kundër militantëve të Shtetit Islamik.

Reuters raporton se një zyrtar i lartë që ka pasur njohuri për temat e bisedës nuk ka thënë se nëse të dy liderët kanë diskutuar urdhërat ekzekutiv të Trumpit për të ndaluar lejimin e refugjatëve brenda SHBA-së dhe ndalimit të përkohshëm të udhëtarëve nga Siria dhe gjashtë vende të tjera me popullatë myslimane.

Arabia Saudite nuk është në mesin e shtatë vendeve në këtë listë.

Shtëpia e Bardhë ka thënë se të dy liderët janë pajtuar për nevojën që të trajtojnë “aktivitetet destabilizuese në rajon nga Irani”.

Trump ka folur ashpër kundër politikave të Iranit ndërsa Arabia Saudite Sunnite dhe Irani kryesisht shiit janë rivalët kryesor të Lindjes së Mesme.

Komunikata e Shtëpisë së Bardhë thotë se të dy liderët kanë diskutuar edhe për atë ftesën e mbretit për Trumpin “për të udhëhequr përpjekjen e Lindjes së Mesme për të mundur terrorizmin dhe për të ndihmuar në ndërtimin e një të ardhme të re, ekonomike dhe sociale”, për Arabinë Saudite dhe rajonin.

Trump gjithashtu ka biseduar edhe me princin e kurorës në Abu Dabi, Sheik Muhammed bin Zayed al Nahyan.

Shtëpia e Bardhë ka thënë se Trump ka diskutuar zonat e sigurta dhe se “princi i kurorës është pajtuar për të përkrahur iniciativën”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button