Bashkimi Evropian ia përkujton ndihmat Maqedonisë me fushatën “BE për ty”

Shefi i Diplomacisë së Bashkimit Evropian në Maqedoni, Samuel Zhbogar, sot në Kërçovë e filloi fushatën e re të titulluar “BE për ty”, qëllimi kryesor i së cilës është, ashtu siç thonë nga Delegacioni, që të ngritet vetëdijësimi dhe të informohet opinioni për ndihmën që BE ja jep vendit, njofton Portab.

Fushata “BE për ty” ka qasje tematike dhe fillon me theksimin e rëndësisë nga mbajtja e ambientit të pastër jetësor, por edhe të politikave kyçe të Bashkimit Evropian dhe sektorëve prioritare dhe fushës në të cilën investon BE-ja.

Euroambasadori  Zhbogar, në konferencë për shtyp në Kërçovë, theksoi se ndihma e përgjithshëm e Bashkimit Evropian në fushën e mjedisit jetësor, në kuadër të fondeve fillestare nga programi IPA1 (2007-2013) ka kapur vlerën më shumë se 80 milionë euro dhe se në të ardhmen, në kuadër të programit të ri financiar IPA 2, është planifikuar mbështetje e mëtutjeshme me vlerë prej 100 milionë euro.

“Konferenca e parë për shtyp u mbajt në Kërçovë, e cila është njëra nga qytetet e shumta të vendit ku BE ka siguruar mbështetje financiare për zgjidhjen e sfidave ekologjike. Në Kërçovë, BE ka siguruar ndihmë financiare prej 5.2 milionë euro për ndërtimin e centralit për trajtim të ujërave të zeza dhe sistemin e grumbullimit prej 4 kilometrave. Ky projekt u zbatua në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Komunën e Kërçovës, Ndërmarrjen Publike Komunale, ndërkaq vlera e përgjithshme e këtij projektit ka arritur në 7.5 milionë euro”, qëndron në kumtesën e Delegacionit të BE-së në Shkup. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button