Turqi: Janë shkarkuar edhe 6 mijë punëtorë pas puçit të dështuar

Turqia i ka shkarkuar më se 6 mijë policë, shërbyes civilë dhe akademikë, sipas ligjit për gjendje të jashtëzakonshme, duke e vazhduar goditjen e ashpër pas grushtshtetit të dështuar në korrik të vitit të kaluar, shkruan REL, transmeton Portalb.mk.

Me një dekret të ri të qeverisë së Turqisë, të publikuar mbrëmë vonë, është urdhëruar shkarkimi i 2,687 policëve, 1,699 zyrtarëve nga ministria e drejtësisë, 838 nga ministria e shëndetësisë, më se 630 akademikë dhe 135 zyrtarë nga drejtorati i çështjeve fetare.

Komnsiderohet se afro 120 mijë njerëz janë suspenduar ose shkarkuar prej përpjekjes së dështuar për grushtshtet, më 15 korrik të vitit 2016.

Goditja e autoriteteve të Turqisë ka çuar në shqetësim ndërkombëtar, ndërsa grupe ndërkombëtare për të drejtat e njeriut e kanë akuzuar presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, se po e përdorë puçin si pretekst për t’i heshtur ata që mendojnë ndryshe.

Më 3 janar, ligjvënësit e Turquisë kanë votuar për vazhdimin edhe për tre muaj të gjendjes së jashtëzakonshme, e cila ishte shpallur pas përpjekjes për puç.

Kjo gjendje e jashtëzakonshme ishte shpallur për ta goditur rrjetin e ndërlidhur me klerikun mysliman me seli në Shtetet e Bashkuara, Fethullah Gulen, i cili nga Ankaraja akuzohet për orkestrim të puçit të dështuar. Zoti Gulen e ka hedhur poshtë çfarëdo involvimi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button