Libri i Trumpit që Gruevski e rekomandon, nuk gjendet në libraritë e tona

Libri me të cilin po pushon ish kryeministri i Maqedonisë dhe lideri aktual i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, “Përsëri madhështore” (Great Again: How to Fix Our Crippled America), autori i të cilit është, presidenti i ri i zgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, nuk mundet të gjendet në libraritë në Shkup, njofton Portalb.

Një kopje të këtij librit ka vetëm në librarinë “Matica”, por ajo nuk është në maqedonisht, por vetën në gjuhën serbe. Nga atje thonë se kanë pasur gjithsej 6 kopje, të cilat kanë kushtuar nga 620 denarë, por janë shitur. Kopje të reja presin të marrin pas një muaji.

Në librarinë “Magor” nuk gjendet libri më i ri i Trumpit, por e kanë librin “Mendo si kampion”, e cila kushton 400 denarë.

Në librarinë “Tri” ka dy libra më të vjetër të Trumpit. Atje, në maqedonisht mund të gjenden “Mendo si kampion” dhe “Gjithçka që dua është që edhe ju të bëheni të pasur” të cilat kushtojnë 340 dhe 350 denarë.

Në libraritë tjera më të mëdha nuk shiten dhe deri më tani nuk janë shitur librat e tij.

Trump, presidenti porsazgjedhur amerikan, duke filluar nga 1987 e deri më tani, ka shkruar 16 libra, një pjesë janë memoare, një pjesë tjetër biznes këshilla, ndërkaq disa janë politike, si kjo e fundit “Përsëri madhështore”.

Titulli origjinal është “Amerika e gjymtë: Si të bëhet Amerika përsëri madhështore” (Crippled America: How to Make America Great Again) dhe është botuar në vitin 2015, ndërkaq në vitin 2016 është ribotuar me titullin “Përsëri madhështore: Si të riparohet Amerika e gjymtë” (Great Again: How to Fix Our Crippled America), transmeton Portalb.

Përndryshe, lideri i VMRO-DPMNE-së, në një intervistë për portalin “Republika”, e rekomandon librin e ri të presidentit të SHBA-së, për të cilën thotë se është shumë interesante dhe sfiduese. Ja ajo pjesë:

Do me thënë edhe ju pushuat pak?

Gruevski: Do të kisha thënë, pushim aktiv. Pushim vetëm në duke, përndryshe me mend kam punuar maksimalisht në planet dhe strategjitë për më tutje. Mora edhe disa materiale me vete. Lexova ndonjë libër.

Cilin libër e lexuat?

Gruevski: “Përsëri madhështore” nga Donald Trump. Shumë interesante. Ua rekomandoj.

Çfarë ju pëlqen më së shumti në këtë libër?

Gruevski: Entuziazmi, këmbëngulja, energjia, vendosmëria… Kuptohet, dhe planet konkrete dhe idetë e kryetarit të ri të SHBA-së që janë shumë interesante dhe sfiduese…

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button