Assange: Rrjedhja e emailave nuk kishte burime ruse

Themeluesi i faqes WikiLeaks në Internet, Julian Assange, mbrëmë në një intervistë në rrjetin amerikan, Fox News, ka përsëritur se ai nuk i ka marrë mijëra emaila të Partisë Demokratike të Shteteve të Bashkuara nga burimet ruse, shkruan REL, përcjell Portalb.mk

Gjatë intervistës në Ambasadën e Ekuadorit në Londër, ku strehohet prej qershorit të vitit 2012, ai nuk ka zbuluar se kush e furnizoi WikiLeaksin me dokumentet e vjedhura të hakerëve nga Komiteti Kombëtar Demokratik dhe nga John Podesta, shef i fushatës së kandidates demokrate, Hillary Clinton.

“Burim nuk është qeveria e Rusisë”, tha Assange dhe ka shtuar se “nuk janë as palët shtetërore”.

I pyetur se a mendon se rrjedhja e emailave të zotit Podesta dhe të Komitetit Kombëtar Demokratik, ka ndikuar në fitoren e republikanit, Donald Trump, Assange tha se “kush e di, është e pamundshme të thuhet”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button