Shqiptarët reflektuan, maqedonasit iu frikësuan Gruevskit

Investimet në komunat me shumicë maqedonase dhe qëndrimi i ish kryeministrit Nikolla Gruevskit i dhanë këtij të fundit “muskuj” në fushatën parazgjedhore. Ai në fushatë theksoi retorikën nacionaliste dhe frikësoi elektoratin maqedonas me skenare që do të rrezikonin paqen në vend. Në këtë mënyrë Gruevski arriti ta mbaj konstant trupin e tij votues. Ndërkaq, te blloku shqiptarë u vërejt një reflektim i theksuar, ku votat e opozitës janë më shumë se votat e Bashkimit Demokratik për Integrim që deri dje ishte në ekzekutiv.

Nga këndvështrimi i politikologut Bashkim Bakiu nëse analizojmë politikat e mëparshme të Qeverisë në veçanti, VMRO- DPMNE ka qenë dominuese në të gjitha aspektet, edhe në politikat zhvillimore.

“Tashmë është evident dallimi midis komunave shqiptare dhe maqedonase. Nëse ja shtojmë edhe politikat nacionaliste nënçmuese ndaj shqiptarëve kjo krijon pasqyrën e superioritetit të një kombi në këtë rast maqedonasve ndaj shqiptarëve. Kjo është qasje VMRO-DPMNE dhe arriti tek populli maqedonas ta interpretojë si sukses, sidomos kur bëhet fjalë për një shoqëri si Maqedonia ku gjithmonë ka ekzistuar konflikti shqiptaro-maqedonas apo anasjelltas i cili shpërblehet edhe me politika diskriminuese në këtë rast të diskriminuar janë shqiptarët”, deklaroi për Portalb Bakiu.

Për Bakiun është e palogjikshme, përskaj përgjimeve të mëdha ku ka elemente korrupsioni dhe diskriminimi i një politike të tillë të shpërblehet.

Ndryshe nga blloku politik maqedonas shqiptarët dëshmuan kulturë për ta dënuar një fenomen të tillë, kujtoi ai.

Analisti politik Xhelal Neziri thotë se në vitin 2014 shqiptarët i dhanë maksimumin e votën maksimale BDI-së me shpresën se me këtë mbështetje do të arrijë të përmbushë objektivat e saja në interes të shqiptarëve

“Por, shpalosja e aferave dëshmoi për një mungesë respekti ndaj kësaj vote. BDI nuk arriti të përmbushë gati asnjë nga objektivat e saja kryesore. Kjo rezultoi me një dëshpërim te votuesit e BDI-së, të cilët sikur prisnin që iniciativat e reja politike të paraqesin një ofertë të unifikuar si alternativë. Pjesa më e madhe e votuesve që përkrahën LSDM-në mendoj se do të kishin votuar opozitën nëse do të ishte e bashkuar. Por, edhe si e përçarë opozita mori mbi 120 mijë vota karshi BDI-së me afër 80 mijë vota. Kemi të bëjmë me një delegjitimim të BDI-së në njërën anë, dhe dënim të opozitës në anën tjetër. Ato parti që nuk do të dinë ta zbërthejnë dhe kuptojnë këtë mesazh do të përfundojnë në historinë e periudhës pluraliste të Maqedonisë”, tha për Portalb Neziri.

Garancë për të ‘siguruar paqe’ në vend, sipas Nikolla Gruevskit- ish kryeministër dhe lideri i VMRO-DPMNE-së ishte sigurimi i 63 vendeve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.

Frikën se humbja e Gruevskit mund të pësojë me luftë e zmadhojnë para qytetarëve të Maqedonisë edhe megafonët medial të VMRO-DPMNE-së. Këta të fundit u munduan gjatë fushatës parazgjedhore ta bindin opinionin se pse është patriotike kërkesa e Gruevskit. Kanë shkuar deri në atë pikë që thonin se nëse ka dygjuhësi shqiptarët do të shpërngulen dhe do ti përzënë maqedonasit që jetojnë në lindje të vendit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button