Disa skenarë të mundshëm për formimin e qeverisë së ardhshme

“Pasiguria vazhdon. Derisa nuk fitohen rezultatet përfundimtare, vështirë është të parashikohet se si do të dukej qeveria e ardhshme”, vlerëson drejtori i Qendrës për studime për Evropën Juglindore pranë Universitetit i Gracit në Austri, Florijan Biber për Deutche Welle, transmeton Portalb.mk.

Sipas Biber, skenari më i keq i mundshëm do të ishte të vazhduarit e qeverisjes së koalicionit VMRO-DPMNE dhe BDI, kjo do të diskreditohej për shkak të skandalit të përgjimeve. Kjo do të nënkuptonte mbyllje të hetimeve serioze dhe vazhdim të politikave larg qeverisjes demokratike.

“Opsion tjetër do të ishte koalicioni i gjerë, që sipas meje BE do ta mbështeste por sipas meje, ky nuk do të ishte stabil.

Së treti, ose skenari më i mirë- koalicioni mes opozitës dhe disa partive shqiptare, që do t’i jepnin mbështetje Prokurorisë Speciale Publike rreth vazhdimit të hetimeve dhe që do të mundohej të vendoste qeverisjen e së drejtës dhe demokracisë. Ky, gjithsesi nuk do të ishte një koalicion afatgjatë dhe stabil, por do të ishte urë deri sa të kthehen bazat e parimeve demokratike.

Ekziston edhe skenari se nuk do të ketë koalicion dhe sërish do të organizohen zgjedhje të parakohshme parlamentare” tha Biber.

Biber për manipulimet e bëra tha se nuk janë befasuese, por se janë më të vogla se sa që pritej të ishin.

“Kriza nuk do të përfundojë shpejtë” theksoi analisti, “Pavarësisht se cila qeveri do të zgjedhet, do të jenë të nevojshme muaj për sjelljen e reformave dhe veprim në hetimet që kanë filluar”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button