Dita e tetë e fushatës zgjedhore, ja programi i partive për sot

Sot është dita e tetë e fushatës zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të cilat do të mbahen më 11 dhjetor të këtij viti, njofton Portalb. Fushata zgjedhore do të mbahet deri më 9 dhjetor të këtij viti. Më poshtë mund ta shihni programin e partive politike të cilët e kanë paralajmëruar për sot:

  • Bashkimim Demokratik për Integrim sot e ndërpret fushatën për nder të 28 Nëntorit, Festës së Flamurit Kombëtar
  • Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) sot tubim do të mbajë në Veleshtë (20:00)
  • “Rilindje me BESË” tubim qendror në Likovë (19:00)
  • VMRO-DPMNE dhe Koalicioni “Për Maqedoni më të mirë” do të mbajnë tubim në Veles (19:00)
  • LSDM-ja dhe Koalicioni “Për jetë në Maqedoni” tubime do të kenë në Negotinë (17:30) dhe Kavadar (19:00)
  • Koalicioni për ndryshim dhe drejtësi do të ketë takime me qytetarët në Qendër dhe me pronarët në Qendrën tregtare, Bit Pazar dhe vende të tjera në Shkup (13:00)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button