Debat i hapur rreth Dokumentit Strategjik për përfitim të IPA fondeve

Delegacioni i BE-së do të zhvillojë debat të hapur rreth Dokumentit Strategjik, të mërkurën, më 30 nëntor 2016, me fillim në ora 10:00 në hapësirat e BE-Info Qendrës, njofton Portalb.mk.

Dokumenti Strategjik është duke u rishikuar nga Komisioni Evropian, në mënyrë që të përshkruhen sektorët dhe prioritetet që do të përfitojnë nga fondet e UE-së për periudhën 2014-2020. Dokumenti është në përputhje me Rregulloren IPA II dhe ka për qëllim vazhdimin e fondeve të EU-së për nevojat e zhvillimit të vendit.

Ndryshe, dokumenti pritet të miratohet në verë të vitit 2017. Ndërsa konsultimet e para rreth të njëjtit u realizuan më 6 tetor 2016./Portalb.mk

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button