“Aleanca për Shqiptarët”: Kësaj pune i kemi hyrë për të bashkuar shqiptarët

“Aleanca për shqiptarët” sot realizoi disa takime me qytetarë. Edhe atë me shtabin zgjedhor në Komunën e Dollnenit, me shtabin zgjedhor në Studeniçan, takoi edhe qytetarë të Gradecit e Negotinës si dhe vizitoi shtabin në Veleshtë të Strugës, njofton Portalb.mk.

Vesel Memedi para qytetarëve të Gradicit u shpreh “Ajo pse ne gjendemi në mesin tuaj është për t’ju bindur, për t’jua rikthyer besimin që e keni humbur tek politika dhe tek politikanët në përgjithësi”.

“Është një aleancë që për herë të parë në pluralizmin e Maqedonisë është koalicion i tre partive politike shqiptare. Kurrë s’ka pasur. Pse ndodhi kjo? Ndodhi sepse ne e pamë që populli e do bashkimin dhe bashkëpunimin. Ne nga ana tjetër kësaj pune i kemi hyrë për të bashkuar shqiptarët. Sepse kështu të përçarë 25 vite e kemi luajtur lojën e subjekteve politike maqedonase” tha Ziadin Sela para banorëve të Negotinës./Portalb.mk

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button