Këto janë mesazhet përmes sloganeve që do t’na dërgojnë partitë në fushatë

Fushata zgjedhore fillon të hënën. Karvanët partiak janë të përgatitur, sloganet të përcaktuar, kandidatët për deputet i mësojnë fjalimet. Një pjesë të partive për analizën e Portalb.mk dhe NovaTv i zbuluan mesazhet kryesore të cilat do t’ua përcjellin qytetarëve, por rivalët më të mëdhenj në zgjedhjet parlamentare LSDM dhe VMRO-DPMNE nuk i zbulojnë sloganet deri në fillim të fushatës.

Tekstin në gjuhën maqedonase mund ta lexoni këtu.

E pyetëm edhe komunikologun Petar Arsov, sa janë të rëndësishëm sloganet dhe a ndikojnë ata në rezultatin e zgjedhjeve.

“Slogani ka ndikim, pasi që është një sublimat i mesazhit politik i fushatës. Mesazhi duhet të jetë i shkurtër, konciz, dhe në mënyrë unike ta shpreh emocionin me të cilin partitë dalin në zgjedhje”, thotë Arsovski për NOVA TV.

Menaxheri për komunikim në agjencinë Imixh PR, Magdallena Mihajllovska, thotë se në çdo fushatë, qëllimi kryesor është të përcillet një mesazh kryesor i cili do të jetë bartëse kryesor i fushatës në tërësi.

“Slogani i fushatës gjatë zgjedhjeve e përmban në formë të shkurtër thelbin e saj, stilin dhe tonin i të gjitha aktiviteteve të cilat do të ndërmerren dhe mënyra se si do të realizohen nëse fitohet pushteti. Mos të flas aq shumë teori, slogani është bazë i të gjitha aktiviteteve dhe mesazhi kryesor i cili duhet të përcillet tek votuesit. Të gjithë aktivitetet e ardhshme, përqendrohen në shpjegimin e mëtejshëm të sloganit bartës ose vendosjen e tij në funksion në kontekstin aktual politik me qëllim që votuesit të munden sa më mirë ta kuptojnë mesazhin nga aspekte të ndryshme”, tha Mihajllovska, njofton Portalb.mk.

“Mos u frikoni, regjimi do të bie”

Arsovski bëri edhe një analizë të shkurtër për atë se çfarë mesazhi përmes sloganit do të na dërgojnë partitë dhe koalicionet.

Në këto zgjedhje, partia në pushtet BDI e Ali Ahmetit do të garoj me sloganin “Bashkëvendosim”.

Arsovski:”Mendoj se BDI tenton të tregoj unitet me popullin dhe të implikojnë se janë faktor vendimtarë.

Koalicioni për ndryshime dhe drejtësi i Lidhjes Demokratike, FREDOM, MORO dhe DEMOS do të garojë me porosinë – “Mos u frikoni, regjimi do të bie”, e cila në të njëjtën kohë i inkurajon qytetarët të votojnë dhe në mënyrë direkte e sulmon partinë në pushtet,njofton Portalb.mk.

Arsovski:”Vetë slogani tregon gjithçka dhe paraqet tentativë për daje ë të madhe të zërit paraqet tentativë për dalje më të madhe të zërit protestues”.

PDSH-ja e Menduh Thaçit u thotë “Shkojmë drejtë”.

Arsovski: “Ky është një slogan i përgjithshëm për vazhdimësi, kontinuitet”.

Lëvizja Besa dhe RDK do të garojnë së bashku në këto zgjedhje me sloganin “Sot ose asnjëherë”.

Arsovski: Ky slogan thërret për ndryshime, për dalje dhe për të votuar për ata.

Nga LSDM thonë se akoma nuk e kanë definuar sloganin dhe se mendojnë për dy opsione. Edhe pse, jozyrtarisht flitet se në sloganin do të dominoj fjala “jetë”.

Nga  VMRO-DPMNE thanë se mesazhin për këto zgjedhje do ta publikojnë të hënën kur edhe zyrtarisht do të filloj fushata zgjedhore. Sloganin nuk dëshiron ta zbuloj as koalicioni VMRO për Maqedoninë e Dinjitetit, VMRO-Partia popullore dhe të Bashkuar për Maqedoninë. Këtë do ta bëjnë gjatë mitingut të parë i cili është i paraparë të organizohet të martën, njofton Portalb.mk.

Mihajllovska nga Imixh PR thotë se si edhe në çdo fushatë kur diçka duhet që tu shitet qytetarëve, në mënyrë të kujdesshme zgjidhen fjalët, madje edhe shenjat e pikësimit, pasi që ato e tregojnë stilin e opsionit politik dhe si ky opsion planifikon ti realizoj hapat politike për ta realizuar programin politik.

“Slogani e përcakton frymën e partisë politike në atë moment si dhe qëndrimet dhe planet për tejkalimin e sfidave në shoqëri, pavarësisht nga orientimit në të majtë ose në të djathtë”, deklaroi Mihajllovska.

Në zgjedhjet e kaluara në vitin 2014, partia në pushtet, në krye me Gruevskin e zgjodhi sloganin “Ka dallim. Ti mundesh ta identifikosh”. LSDM e zgjodhi sloganin “Ndryshime për fillim të ri”. BDI doli n zgjedhje me sloganin “Së bashku më të mirë, së bashku më të fortë, së bashku në Evropë”, PDSH me “PDSH për liri”, RDK porositi ”Është koha”, ndërsa koalicioni i udhëhequr nga GROM e Stevço Jakimovskit garoi me sloganin “Njerëz të guximshëm, shtet krenar”.

Autor: Kristina Ozimec

Kjo storje është realizuar me anë të bashkëpunimit ndërmjet NOVA TV dhe Portalb.

Në tabelë tregohet kush, ku dhe kur do të filloj fushatën në periudhën e ardhshme: 

 vendi data fushata çfarë do të bëhet
 VMRO DPMNE  Ohër  21.11.2016  intensive  mitingje, spote, takime
 LSDM Prilep  21.11.2016 e kombinuar  takime, spote, mitingje
 VMRO për Maqedoni Ohër  22.11.2016 e kombinuar  tribuna, spote, bilborde
FRODEM Shkup  21.11.2016 e kombinuar takime me qytetarë, tribuna
BDI Likovë  22.11.2016 karavan takime me qytetarë

Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) hodhi shortin për radhitjen e listave të kandidatëve për zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 11 dhjetor.

Portalb.mk. ju sjell radhitjen:

tabelat-me-numra

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button