Ja çfarë tha ambasadori i BE-së, Zhbogar për raportin e KE-së (VIDEO)

Ambasadori i UE-së në Maqedoni, Samuel Zhbogar foli para mediave vendase në lidhje me raportin për Maqedoninë për vitin 2016. Raport ky që sot u publikua nga Komisioni Evropian. Sipas Zhbogar, Maqedonia thuajse në asnjë sferë nuk ka shënuar progres. Ai garantoi mbështetjen e UE-së ndaj Maqedonisë që të transformohet në një shtet me perspektivë. Sipas tij është koha që institucionet ta kthejnë kredibilitetin e humbur dhe kjo arrihet vetëm me implementimin e reformave urgjente prioritare, njofton Portalb.mk.

Zhbogar foli edhe për marrëdhëniet mes shoqërisë civile dhe Qeverisë, ashtu si dhe për administratën publike.

“Duhet të nis dialogu mes shoqërisë civile dhe qeverisë në punë për çështje përfshirëse. Kriza politike i nënvizon sfidat, me të cilat përballen institucionet shtetërore, Parlamenti ka nevojë të rrit funksionet legjislative dhe të vërtetoj në mënyrë thelbësore performancat e tij si një forum për dialog konstruktiv politik dhe përfaqësim” tha Zhbogar.

“Ishte një progres i pamjaftueshëm në implementimin e rekomandimeve të vitit të kaluar në sferën e administratës publike, edhe atë në garantimin e pavarësisë së administratës publike dhe respektimin e parimit të transparencës e përfaqësimit të drejtë të pakicave. Raporti rekomandon se është i nevojshëm një rishikim funksional, që të vlerësojë racionalitetin e organizimit të administratës publike të Republikës së Maqedonisë.”

Zhbogar tha se sistemi gjyqësor i vendit vazhdoi të ketë regres. Me fjalë tjera, sistemi gjyqësor progres nuk pati në rekomandimet e vitit të kaluar, respektivisht në sferat kyçe tashmë të identifikuara në reformat urgjente prioritare.

Progres nuk u shënua as në sferën e korrupsionit dhe luftën kundër krimit të organizuar.

“Korrupsioni mbetet evident në shumë sfera dhe vazhdon të jetë një problem serioz. Gjithsesi nuk është bërë progres në rekomandimet e vitit të kaluar. Kapaciteti për të ndikuar në korrupsion vazhdon të jetë minor nga ndërhyrjet politike në zhvillimin e progresit. Pavarësisht nga përgatitjet për luftën kundër krimit të organizuar nuk u bë progres në rekomandimet e vitit të kaluar. Nevojitet hetime në larjen e parave dhe hulumtime të pasurive të konfiskuara”theksoi.

Sipas raportit të progresit, siç sqaroi ambasadori i UE-së, liria e të shprehurit dhe situata e mediave mbeti një sfidë serioze në klimën politike. Ndërsa progres nuk u bë as në çështjet e pazgjidhura me fqinjët e as në ekonomi.

“Kriza ka zgjatur shumë. Institucionet shtetërore duhet ta rindërtojnë kredibilitetin, duke i implementuar reformat e propozuara. UE-ja është gati të ju mbështesë ta transformoni vendin tuaj në atë që duhet të jetë dhe çfarë dëshiron të jetë: Një vend demokratik, dinamik, me perspektivë, që u ofron qytetarëve stabilitet dhe perspektivë më të mirë për të ardhmen!” tha euro-ambasadori Zhbogar në fund të fjalimit para mediave./Portalb.mk

LEXO: Ja çfarë thotë raporti i ri i KE-së për Maqedoninë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button