Lutfiu: Nuk ka keqpërdorime, Ademi ka harxhuar para me arsye

Prokuroria publike themelore e shqyrtoi raportin e revizorëve për Ministrinë e Arsimit, që vërtetoi keqpërdorime të mëdha të parave buxhetore në kohën e ministrit Abdylaqim Ademi, shkruan Fokus, transmeton Portalb.mk.

Enti Shtetëror i Revizionit e dorëzoi raportin deri tek prokuroria, kurse të njëjtin e shqyrtoi Komisioni për parandalim të korrupsionit, por edhe prej tani deri tani nuk komentojnë deri ku është analiza dhe cilat aktivitete do të ndërmerren kundër Ademit dhe zëvendësit të tij, Spiro Ristovski.

Raporti tregoi se rreth 200 000 euro ishin harxhuar nga buxheti i ministrisë nga ana e bashkëpunëtorëve të Ademit. Këto vetëm për udhëtime, ushqime të shtrenjta dhe hotele me pesë yje.

Pasardhësi i Ademit, Pishtar Lutfiu, sot në mënyrë decide i hodhi poshtë akuzat për keqpërdorim të parave shtetërore dhe tha se çdo denar ishte harxhuar me arsye.

“Është normale për një ministër të shkojë në restorant ë hajë me delegacion nga jashtë ose me kabinetin e tij. Ata ishin shumë tendencioze dhe mendoj se nuk duhet ti japim shumë rëndësi këtyre punëve. Për çdo cent nga ministria ka llogari fiskale, ka vërtetim fiskal dhe ato veçmë janë në Revizion” tha ministri, Lutfiu.

Ministri i mohoi edhe vërejtjet e revizorëve për të punësuarit, të cilët nuk mund të gjenden në evidencën e orëve të punës si dhe vendimin për pushimet vjetore.

LEXO: Luksi i Ademit nëpër restorante e hotele me 5 yje: Për 5 muaj ka harxhuar 20.000 euro (DOKUMENT)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button