UNITETI e dorëzoi iniciativën kundër zgjedhjeve në Gjykatën Kushtetuese (DOKUMENT)

Partia UNITETI sot e ka deponuar në Gjykatën Kushtetuese “Nismë për inicim të procedurës për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së Vendimit për shpallje të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, nga ana e kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë”, raporton Portalb.

Sipas kësaj partie, me këtë nismë kontestohet vendimi për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare pasi pa balansimin e njësive zgjedhore shkelet Neni 22 nga Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë i cili garanton barazinë e së drejtës zgjedhore, si dhe Neni 51 nga Kushtetuta.

“Me këtë vendim thehen edhe norma të Kodit zgjedhor. Me këtë zgjedhjet janë antikushtetuese dhe antiligjore”, thonë nga UNITETI.

“Nëpërmes kësaj iniciative kontestojmë mënyrën se si janë shpallur zgjedhjet. Nga ana e institucioneve, që udhëhiqen nga BDI dhe VMRO, bëhet shkelje drastike e Kushtetutës dhe ligjit për zgjedhje. Pse një qytetar maqedon i Strumicës të ketë më shumë vlerë sesa një qytetar shqiptar i Tetovës. Uniteti e konteston mënyrën se si janë shpallur nga ana e kryetarit të Parlamentit”, tha Zylfi Adili, nga Uniteti.

Ai tha se Uniteti do të shkon në zgjedhje. “Ne bëmë koalicion zgjedhor me dy subjekte tjera politike. Ne jemi të gatshëm dhe këto zgjedhje do t’i fiton koalicioni jonë”, përfundoi Adili.

14813545_10211071182758163_676723182_n

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button