Kushtet mizerable të hapësirave të Shoqatës së ish të burgosurve politik shqiptar, njëjtë sikur burgjet e ish sistemit (FOTO)

Një ish i burgosur politik nga Kumanova, Selver Jashari, më pat thënë se më i lirë është ndje në burg se sa sot në liri. Kjo thënie e mikut tim mu kujtua sot teksa pash gjendjen mizerable të objektit ku vepron Shoqata e ish të burgosurve politik shqiptarë.

Fotot e mëposhtme që ka kapur kuadri i Portalb.mk nuk janë të errëta për shkak kualitetit të celularit me të cilin janë bërë, por për shkak se objekti ku vepron shoqata nuk ka rrymë.

Shoqata e ish të burgosurve politik shqiptarë
Shoqata e ish të burgosurve politik shqiptarë

Shoqata shpesh ka bërë kërkesa për ndihmë, por ka hasur në vesh të shurdhër. Zëri i ish të burgosurve nuk ka depërtuar deri tek qeveritarët, njëjtë sikur zëri i tyre, dikur, prapa grilave dhe mureve të burgut nga ish sistemi.

“Kemi bërë kërkesa. Kemi bërë edhe projekte, në emër të shoqatës, qoftë për ndonjë restaurim, qoftë për ndonjë monografi, sa për t’i regjistruar emrat e ish të burgosurve politik, ose ndonjë ndihmë për njerëzit që kanë sakrifikuar. Gjithmonë kemi marrë përgjigje negative. I jemi drejtuar edhe Qeverisë, kemi marrë përgjigje negative. Të gjitha aktivitetet i bëjmë me sakrifica vetanake”, na tha kreu i shoqatës Shpëtim Pollozhani.

Shoqata e ish të burgosurve politik shqiptarë
Shoqata e ish të burgosurve politik shqiptarë

Ai na njoftoi se ky lokal është pronë e Komunës së Çairit. “Edhe këtë që na e ka dhënë, ne e falënderojmë kryetarin e komunës. Por, siç e shihni nuk ka as rrymë as nxehje. Sekretari që është i Shoqatës është sëmurë duke ndenjur këtu. Sidoqoftë, ne vazhdojmë më tutje”, theksoi ai.

Mikpritja, bujaria, krenaria dhe vullneti për t’i bërë shqiptarët bashkë, i anëtarëve të shoqatës, për një moment sikur të bind se kushtet nuk janë shumë me rëndësi kur ke të ofrosh zemrën në atë që e bën me dinjitet.

Shpëtim Pollozhani
Shpëtim Pollozhani

“Ne nuk ofrojmë luks e fjalë, ne ofrojmë zemër. Jemi njerëz të sakrificës, nuk kërkojmë as shpërblime as mirënjohje. Ky aktivitet i fundit ka ardhur si kërkesë e shumë intelektualëve, veprimtarë të ndryshëm. Që nga marsi kemi ndërmarr aktivitete për t’i afruar partitë politike. Mendojë se është momenti për një bashkëpunim dhe është koha të marrim mësim nga bashkimi i partive shqiptare në Mal të Zi dhe në Preshevë. Fatkeqësisht ne kemi ngelur “pikë e pesë”, tha për Portalb Pollozhani.

Edhe pse në takimin e sotëm nuk u arrit ajo që dëshiroi Pollozhani dhe pjesëtarët tjerë të shoqatës, nga aty u ndamë me shpresën se vullneti nuk do të shuhet.

Shoqata e ish të burgosurve politik shqiptarë
Shoqata e ish të burgosurve politik shqiptarë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button