Zgjedhjet po afrohen, punësimet po shtohen

Punësimet para zgjedhjeve është një shenjë se asgjë nuk ka ndryshuar në kulturën politike, as në vetëdijen për arsyet që çuan në krizë, thonë analistët, shkruan Deutsche Welle, transmeton Portalb.mk.

Në Maqedoni “vlon” nga vendet e lira të punës. Shtohen shpalljet në media, por edhe anketa “të pavarura” i vizitojnë shtëpitë e qytetarëve, me interes për gjendjen e tyre socio-ekonomike: çfarë iu duhet, a kanë të papunë në familje, a jën të kënaqur me shumën e parave të pensioneve …

Qytetarët nga disa komuna në Shkupit thonë se janë shtuar vizitat e anketuesve “derë më derë”.

“Ne pensionistët më së shpeshti jemi në shtëpi, kështu që anketuesit na gjejnë në çdo kohë. Disa erdhën të na pyesin nëse jemi të kënaqur me rritjen e pensioneve. Të tjerë erdhën për të na pyetur se çfarë na është më e nevojshme tani në familje, a kemi të papunë, a marrim ndonjë ndihmë … U thashë se nipi im është i papunë. Ai nuk ishte në shtëpi, kështu që më thanë se do të vijnë përsëri për të biseduar me të. Nuk e di as se kush janë, as nga janë e as nuk e kuptoj politikën, “tha një pensioniste 80-vjeçare.

Zgjedhje të reja, mentalitet i vjetër

Ajo që ndodh në terren është pasqyruar edhe në njoftimet publike. Kërkohen menaxherë, bashkëpunëtorë, referentë, asistentë për të punuar në ndërmarrje publike, komuna, ministri… Në varësi prej vendeve të punës ofrohen paga prej 14.000 deri në 45.000 denarë, transmeton Portalb.mk.

“Kjo është fotografia klasike parazgjedhore, por edhe një shenjë se asgjë nuk ka ndryshuar në kulturën politike dhe mentalitetin”, tha analisti ekonomik, Sasho Petrovski.

“Ata, për të cilët është e rëndësishme të rritet edhe më tej kontigjenti klientelist para se të shpallen zgjedhjet, aspak nuk brengosen se buxheti nuk mund të përballojë një numër kaq të madh të punonjësve në administratën publike, në një situatë kur ka tashmë një numër të konsiderueshëm të punonjësve të cilët nuk janë shpërndarë në vende të veçanta pune. Por, pala e interesuar parazgjedhore udhëhiqet nga “parimi ” – do të japim paga për të mos punuar, sepse ajo na sjell fitim zgjedhor. Kjo është politikë e papërgjegjshme. Është e habitshme se ajo vazhdon pavarësisht nga fakti se disa nga arsyet e krizës aktuale burojnë prej saj “, theksoi Petrovski.

Aktualisht ka shpallje për punësim të nëpunësve shtetëror në 14 komuna: Tetovë, Studeniçan Strumicë, Radovish Pehçevë, Karposh, Kërçovë, Zhelinë, Demir Hisar, Makedonska Kamenicë, Koçan, Vinicë, Dellçevë dhe Manastir. Punësime të reja ofrojnë: Fondi pensional dhe invalidor, Ministria e Transportit dhe Lidhjeve dhe vetëm sa ka përfunduar shpallja për punësime të reja në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale, në NP “Ujësjellës dhe Kanalizime”, në Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim, ushtria, ELEM-i, MEPSO …

Vetëm 128.347 nëpunës shtetërorë

Disa të dhëna për punonjësit e administratës publike që një periudhë të gjatë trajtohen si sekret dhe “Numra të errëta”, vitin e kaluar doli një informata jozyrtare se ishte 185.000. Por nga Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës (MSHIA) thanë se numri i të punësuarve në administratën publikë është 128.347.

“Nga institucionet kërkuam të dhëna për punonjësit dhe të njëjtat i kryqëzuam me të dhënat e marra nga autoritetet kompetente që mbajnë evidenca të ngjashme të këtilla. Në atë mënyrë, në Raporti për vitin 2015, numëruam 128,347 të punësuar dhe numrin e tyre e publikuam institucion më institucionin, për të mos patur asnjë kundërshtim”, tha Ministresha e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Marta Arsovska Tomovska.

Sipas saj, këto dhe të dhëna të tjera të ministrisë planifikon t’i mbledhë në të ardhmen, duke përfshirë gjininë, moshën, strukturën arsimore dhe etnike si dhe kostot e pagave të administratës, janë të një rëndësie të madhe për planifikimin e politikave të ardhshme – punësimin, profilet e kërkuara, nevojat për trajnim profesional, racionalizim dhe mobilizim të resurseve njerëzore si dhe për krijimin e një sistemi të ri të pagave në administratën publike sipas parimit “pagesë e njëjtë, për punë të njëjtë”.

Por, duket se as opozita nuk është e gatshme të kontrollojë se çfarë fshihet pas kësaj shifre. Në debatin e partisë së të mërkurës në temën “Administratë e motivuar”, kur u pyet se si planifikon LDSM të përballet me numrin e madh të administratorëve, Zëvendës Ministri i Shoqërisë Informatike, Aleksandër Kiraçovski tha: “Nga ajo që kam parë në vetë administratën, në sektorin publik, e kuptova se ndoshta nuk ka nevojë për ta zvogëluar këtë numër. Kërkohet vetëm riorganizim i duhur. “

Sipas tij, më e rëndësishme është departizimi, respektivisht punonjësit të veprojnë si profesionistë dhe jo si ushtarë partiak.

“Reforma”shekullore

Në vitet e fundit qeveria ka zbatuar disa modele të punësimit masiv në administratën publike. Në vitin 2010, 5000 punësime të përkohshme u shndërruan në të përhershme, kurse në vitin 2013 përmes “Pyjet e Maqedonisë” janë punësuar 1.600 persona, kryesisht nga kategoritë e rrezikuara sociale të qytetarëve. Disa prej tyre mbetën të pashpërndarë në vende pune, madje as sot nuk dihet nëse dhe sa prej tyre ende rrijnë në shtëpi dhe paguhen. Dhe vitin e kaluar përmes transformimit të punësimit të përkohshëm rreth 3.000 persona kaluan në punësim të përhershëm.

Nëse analizohen buxhetet në tetë vitet e fundit, trendi tregon se shuma e ndarë për pagat dhe shpenzimet e administratës vazhdimisht rritej. Në vitin 2008 për atë qëllim u shpenzuan 373 milionë euro, në vitin 2016 ato arritën në 421 milionë euro,kurse për vitin e ardhshëm janë planifikuar 435.3 milionë. Duke krahasuar të dhënat nga autoritetet kompetente, duket se 3.5 të punësuar në sektorin privat i shërbejnë një nëpunësi administrativ, respektivisht se punësimi nga “Bumi i investimeve” përfundojnë me vetëm administrative.

Reforma në administratën publike, e dimensionuar në numrin e saj, forcimi i kapaciteteve të saja profesionale dhe institucionale është një nga çështjet që janë vërejtur në raportin e KE-së. Institucionet vendore, megjithatë, këtë e premtojnë përmes strategjisë pesë-vjeçare, duke pretenduar krijimin e një administrate efikase, profesionale dhe të orientuar drejt shërbimit.

Ende pritet dita kur kjo nga letra do të realizohet në praktikë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button