fbpx

“Gjuha shqipe”, mësoni dhe përmirësoni gabimet më të shpeshta morfologjike që i bëni gjatë shkrimit!

Si rezultat i mosnjohjes së mirëfilltë të rregullave drejtshkrimore, por dhe atyre gramatikore, çdo ditë e më shumë, gjithandej po bastardohet gjuha shqipe. Për ta sensibilizuar sadopak opinionin, “Portalb.mk”, ka përgatitur një sërë shkrimesh të titulluara me emrin “Gjuha Shqipe” të cilat do të botohen një herë në javë. Sot më poshtë do ta hapim çështjen e morfologjisë.

Krahas parimit fonetik, drejtshkrimi i njësuar i shqipes mbështetet gjerësisht edhe në parimin morfologjik, i cili kërkon që fjalët dhe pjesët e tyre përbërëse të sistemit trajtëformues e fjalëformues të shkruhen njësoj, pavarësisht nga ndryshimet tingullore të shkaktuara prej ligjeve fonetike që veprojnë sot në gjuhën tonë.

Parimi morfologjik zbatohet kryesisht në ato raste, kur zbatimi i veçuar i parimit fonetik do të çonte në errësimin a në prishjen e strukturës morfologjike e fjalëformuese të fjalëve; ai ndihmon kështu për ta ruajtur sa më të qartë në shkrim këtë strukturë, si edhe njësinë e trajtave. Duke pasur si bazë analogjitë morfologjike, parimi morfologjik lejon rrafshimin e thjeshtimin sa më të madh të rregullave drejtshkrimore të shqipes dhe ndihmon që këto rregulla të pasqyrojnë në mënyrë sa më organike zhvillimin e bashkëlidhur të strukturës fonetike, morfologjike e fjalëformuese të gjuhës sonë letrare kombëtare.

GABIMET MORFOLOGJIKE

Në botën e internetit ndeshim një numër të madh gabimesh gjuhësore që po bien ndesh me normën dhe rregullat gramatikore të gjuhës së sotme letrare shqipe. Më poshtë do të paraqesim disa shembuj të aspektit morfologjik, transmeton Portalb.

Gabime në përdorimin e trajtave foljore

1 ORIGJINAL

Mospërshtatja e mbiemrit me emrin

Gjithandej në internet mund të gjesh me qindra shembuj në të cilët zakonisht mbiemri nuk përshtatet me emrin, kryesisht në numër, por më rrallë edhe në gjini. Këto dy gjymtyrë në njësitë kumtuese – sintaksore përbëjnë një grup të togfjalëshave emërorë. Po i sjellim këtu disa shembuj:

211111

Përdorimi i gabuar i disa përemrave

4

Gjithashtu, shpesh herë artikullshkruesit nuk e dallojnë përemrin pronor i/e/ të vet nga përemri vetvetor vetë. Që të dy trajtat i shkruajnë me ë – në fundore ose pa të, si në shembullin: Ata të cilët bëjnë gabime, do të përgjigjen vet për to. Mirëpo, sipas Drejtshkrimit këta përemra dallohen: Përemri pronor i/e/të vet duhet të shënohet pa ë – në fundore, si p sh. shoku i vet/ shoqja e vet etj., kurse përemri vetvetor vetë me ë – në fundore, si p. sh. Vetë unë isha iniciator për kryerjen e kësaj pune. /Portalb

VAZHDON…

BURIME: 

  1. Akademia e shkencave, Drejtshkrimi i gjuhës shqipe, Tiranë, 1972
  2. Akademia e shkencave, Fjalor i shqipes së sotme, Tiranë, 2002
  3. Akademia e shkencave, Gramatika e gjuhës shqipe I, Tiranë, 2002
  4. DEMIRAJ, Shaban, Gramatika e gjuhës shqipe, Tiranë, 1962
  5. DEMIRAJ, Shaban, Morfologjia e gjuhës së sotme shqipe II, Tiranë, 1961
  6. DEMIRAJ, Shaban, Rreth disa çështjeve thelbësore të shqipes standarde: Studime filologjike, Tiranë, 2002
  7. HAMITI, Asllan, Fonetika dhe fonologjia e gjuhës standarde shqipe, Shkup, 2005
  8. SPAHIU, Agim, Gabimet më të shpeshta gjuhësore në shtypin tonë, Prishtinë, 2007
  9. SHKURTAJ, Gjovalin, Drejtshkrimi dhe drejtshqiptimi në mediat e sotme të shkruara dhe të folura: Gjuha jonë, Tiranë, 2000
  10. THOMAI, Jani, Leksikologjia e gjuhës shqipe, Tiranë, 2011

LEXO: 

“Gjuha shqipe”, cilat gabime fonetike i bëjmë më së shpeshti?

“Gjuha shqipe”, çfarë duhet të dimë që të mos bëjmë gabime drejtshkrimore

Çfarë kuptimi ka emri “shqiptar”?

Atë që çdo shqiptar duhet ta dijë për gjuhën shqipe

Pse të huajt shqiptarët i quajnë “Alban”?

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button