Gjendje e mjerueshme në “Seravë” të Shkupit, banorët: Askush nuk erdhi të na ndihmojë (FOTO+VIDEO)

Një ditë pas reshjeve të rrëmbyeshëm, të shoqëruara me vetëtima dhe frymë të fortë, ekipi i Portalbit ka vizituar banorët e lagjes “Seravë” të Komunës së Çairit të Shkupit, ku si pasojë e shirave, shumica e shtëpive janë mbushur me ujë, ndërkaq nëpër rrugët vërehen, njerëzit teksa po punojnë për t’i pastruar rrugët dhe shtëpitë, nga mbeturinat që i sollën vërshimet.

Portalb, vizitoi disa familje, shtëpitë e të cilëve, pas vërshimeve ishin në gjendje katastrofe, ndërkaq të shqetësuar për gjendjen, ata bënë apel deri te autoritetet që të angazhohen më tepër për t’u ndihmuar banorëve të kësaj lagje, që siç thonë ata “për shkak të kanalizimit jo-funksional, çdoherë kur bie shi shtëpitë mbushen me ujë”.

Edhe pse, nga Qyteti i Shkupit u njoftua se ekipet e Shtabit për siguri dhe shpëtim të qytetit të Shkupit intervenojnë për t’u pastruar rrugët e bllokuara nga reshjet e shiut, banorët ankohen se askush nuk u ka ardhur në ndihmë, madje siç thonë ata, edhe thirrjeve të tyre në numrat e emergjencës askush nuk u është përgjigjur.

“Katastrofë, ashtu siç e shihni edhe vetë. Uji na ka hyrë nëpër shtëpia dhe na ka shkatërruar gjithçka. Kjo ndodhë çdoherë kur ka të reshura. Njëjtë ndodhi edhe gjatë festës së Bajramit. Kanalizimi është jo-funksional, e kthen ujin dhe i gjithë na hyn nëpër dhomat tona. Apelojmë deri te autoritetet që të angazhohen për ta rregulluar çështjen e kanalizimit”, shprehen banorët e revoltuar duke theksuar se autoritetet nuk ndërmarrin kurrfarë masa për ta parandaluar, zbutur ose për t’i sanuar dëmet.

“Nuk është interesuar askush për asgjë. Kemi lajmëruar në numrat e emergjencës, por askush nuk është përgjigjur. Ka numër për kontakt, por kur thërrasim, nuk lajmërohen. Askush nuk na pyeti se si kaluat në këto vërshimet, si është situata, a mos ju duhet ndonjë ndihmë ose diçka tjetër. Këtu ka njerëz me ndihmë sociale. Tash këto dëmet si do t’i mbulojnë, kur ata mezi i sigurojnë mjetet për harxhimet e përditshme”, shprehen banorët.

Për më shumë shihni fotot dhe videot që Portalb i ka siguruar nga terreni:

20160807_112443

Vërshimet, "Seravë" - Shkup

Vërshimet, "Seravë" - Shkup

Vërshimet, "Seravë" - Shkup

Vërshimet, "Seravë" - Shkup

Vërshimet, "Seravë" - Shkup

Vërshimet, "Seravë" - Shkup

4 5

Vërshimet, "Seravë" - Shkup

Vërshimet, "Seravë" - Shkup

Vërshimet, "Seravë" - Shkup

Vërshimet, "Seravë" - Shkup

Vërshimet, "Seravë" - ShkupVërshimet, "Seravë" - Shkup

10

 

12

13

Vërshimet, "Seravë" - Shkup

Vërshimet, "Seravë" - Shkup

Vërshimet, "Seravë" - Shkup

Vërshimet, "Seravë" - Shkup

Vërshimet, "Seravë" - Shkup

Vërshimet, "Seravë" - Shkup

Vërshimet, "Seravë" - Shkup

Vërshimet, "Seravë" - Shkup

Vërshimet, "Seravë" - Shkup

Vërshimet, "Seravë" - Shkup

Vërshimet, "Seravë" - Shkup

Vërshimet, "Seravë" - Shkup

Moti i ligë, mbrëmë ka përfshirë tërë Maqedoninë Veri – Perëndimore, por më së tepërmi është prekur rajoni i Shkupit. MPB-ja, në njoftimin e fundit ka deklaruar se  numri i viktimave nga përmbytjet ka arritur deri më 21, prej të cilëve 20 janë identifikuar. Trupat pa jetë u janë dorëzuar familjeve. Nga aty informojnë se numri i të lënduarve arrin deri më 70 persona, një pjesë e të cilëve është hospitalizuar nëpër spitalet e Shkupit. Viktimat janë regjistruar, në vendbanimet e Hasanbeg, Stajkovcë, Smillkovë dhe Haraçinë.

Të reshura të dendura ka pasur edhe në fshatrat e malësisë së Tetovës, më së tepërmi në Shikovicë dhe Brodec. Rruga mes dy fshtatrave mbetet e bllokuar nga balta, pemët dhe shkëmbinjtë të shkaktuara pas reshjeve.

Nga Drejtoria Hidrometereologjike bëjnë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit më tepër të reshura të shiut kishte në rajonin e Shkupit ku janë matur 93 litra në metër katror.

Moti në rajonin e Shkupit ende është jostabil, e ndjekur me erëra të lehta, ndërsa gjatë orëve të vona të mbrëmjes sipas Drejtorisë Hidrometereologjike pritet të jetë i paqëndrueshëm me reshje të vazhdueshme, stuhi dhe erëra të forta.

LEXO NË LIDHJE ME TEMËN:

MPB: 21 të vdekur si pasojë e përmbytjeve në Shkup

Infrastrukturë e lënë pas dore- ja tre shkaqet e përmbytjeve

Rekomandime për popullatën në rajonet e vërshuara për mbrojtje nga sëmundjet infektuese

Nga moti i ligë pjesë të vendit pa rrymë, ekipe të EVN­së punojnë në terren

FSK e gatshme ta ndihmojë Maqedoninë

Sanim në rrugën Shipkovicë ­-Brodec e cila u ngujua nga moti i ligë

Disa pjesë të Hasanbegut pas shiut të rrëmbyeshëm (FOTO)

Ja si duken rrugët e fshatit Haraçinë nga shiu i rrëmbyeshëm (FOTO)

Përmbyten Haraçina dhe Hasanbegu (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button