Përmbyten Haraçina dhe Hasanbegu (VIDEO)

Përveç lagjeve të Çairit, shiu i rrëmbyeshëm ka shkaktuar vërshime edhe në disa fshatra të Shkupit. Në fshatin Haraçinë për shkak të shpërthimit të kanalit, janë vërshuar rrugët por edhe shtëpitë. Banorët e Haraçinës po i lëshojnë shtëpitë e tyre për të gjetur një strehë më të sigurt. Siç raporton gazetarja e TV SHENJA, kjo është hera e parë që ky fshat po përjeton këtë katastrof.

Gjithashtu, sipas informacioneve nga banorët lokal TV Shenja mëson se edhe në Hasanbeg gjendja është kritike. Sipas deklaratave të banorëve të Hasanbegut për Shenja, vërshimet kanë arritur në masë kritike duke mbuluar veturat dhe katin e parë të thuajse çdo shtëpie në fshat. Banorët gjithashtu deklaruan se disa herë i kanë kërkuar për ndihmë ekipet e Qendrës për Menaxhim me Kriza, por ata nuk janë përgjigjur në thirrjet e banorëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button