“Euro-obligacionet”, ja sa miliona euro ka marrë borxh Maqedonia deri më tani (FOTO)

1
Euro-obligacioni, 2016

Këto ditë, në mes të verë, në mes të krizës politike, në mes të protestave të përditshme, në prag të zgjedhjeve, Qeveria njofton se përsëri do të jep euro – obligacione me afat prej 10 viteve me vlerë prej 650 milionë euro. Edhe pse kamata është ende e panjohur, mund të kihet parasysh se ajo do të jetë ndjeshëm më e lartë nga kamata euro-obligacionit paraprak. Kështu, nëse vlera e euro-obligacionit është 650 milionë euro, ndërkaq kamata 7%, për atë do të paguajmë kamatë prej 455 milionë euro, njofton Portalb.


Euro-obligacioni, 2016
Euro-obligacioni, 2015

Në fund të vitit 2015, përsëri u dha euro-obligacion, këtë herë me vlerë prej 270 milionë euro (edhe pse plani fillestar ishte që të jetë 500 milionë). Me afat prej 5 vjetëve dhe kamatë prej 4.875%, asaj do t’i paguajmë plot 66% milionë euro kamatë.


Euro-obligacioni, 2014
Euro-obligacioni, 2014

Euro-obligacionin më të madh e dhamë në vitin 2014, edhe atë me shumën marramendëse prej 500 milionë euro, për shtatë vjet, me kamatë prej 3.975%. Qeveria atëherë lavdërohej se e ka marrë me kamatë rekorde të ulët. Megjithatë, për atë do të paguajmë 139 milionë euro, transmeton Portalb.


Euro-obligacioni, 2009
Euro-obligacioni, 2009

Euro-obligacioni i dytë ishte në vitin 2009, kur në mes të krizës globale ekonomike. Atëherë kemi hyrë në borxh plotë 175 milionë euro, për pesë vjet, me kamatë prej 9.875%. Kemi paguar gjithsej kamatë prej 86 milion euro.


Euro-obligacioni, 2005
Euro-obligacioni, 2005

Euro-obligacioni ynë i parë ishte dhënë në vitin 2005, me vlerë prej 150 milionë euro, me kamatë prej 4.625%, në periudhë prej 10 vjetëve. Kësaj i kemi paguar 69 milionë euro kamatë. /Portalb


LEXO:

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button