FRODEM: Dhënia e euro-obligacioneve prej 650 milionë euro është krim ekonomik

“Qëllimi që të jepen euro-obligacione nga shuma marramendëse prej 650 milionë euro, është krim financiar dhe ekonomik ndaj qytetarëve të Republikës së Maqedonisë”, reagojnë nga partia FRODEM.

“Qeveria të cilën e udhëheqë ministri teknik për organizimin e zgjedhjeve dhe që është nën kontroll të plotë të Gruevskit, me borxhin e ri bën përpjekje që të sigurojë para që t’i blejë edhe një palë zgjedhje, pa menduar për pasojat. Për to me rëndësi është e tashmja dhe jo ardhmëria e gjeneratave. E vetmja gjë që ju intereson është që ta shpëtojnë lëkurën e tyre dhe t’i fitojnë zgjedhjet e ardhshme”, thonë nga FRODEM.

Nga atje apelojnë që të mos lejohet realizimi i këtij qëllimi që të bëhet edhe një krim edhe më i madh ndaj qytetasve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button