Hajndëll: Marrëveshje duhet të ketë përpara pushimeve verore

“Marrëveshje për tejkalimin e krizës politike patjetër duhet të ketë sa më shpejtë, përpara fillimit të pushimeve verore. Për Maqedoninë është e rëndësishme që kriza të tejkalohet sepse nuk është e mirë për investitorët të cilët i janë të nevojshëm ekonomisë së Maqedonisë”, ka deklaruar për NOVATV, i dërguari special i Gjermanisë për Maqedoninë, Johanes Hajndëll, transmeton Portalb.

I pyetur se suksesi i vizitës së tij në Shkup a është në pikëpyetje, pasi që nuk ka arritur që të takohet me liderit e VMRO – DPMNE-së, Nikolla Gruevski, ai ka thënë se përgjegjësia është e liderëve politik.

“Më ka informuar se është në udhëtim privat. Roli im është ndërmjetësimi, ndërkaq përgjegjësia për gjendjen politike është e liderëve dhe nga ata varet suksesi i procesit për tejkalimin e krizës politike”, deklaroi Hajndëll.

Bisedimet për tejkalimin e krizës politike po vazhdojnë, Hajndëll dje ka realizuar takime me liderët e LSDM-së, BDI-së dhe PDSH-së; Zoran Zaev, Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi; dhe me delegacionin partiak të VMRO – DPMNE-së.

Edhe sot do të qëndrojë në Maqedoni i deleguari special gjerman. Kjo vizitë e Hajndëllit është e katërta për një periudhë të shkurtër./Portalb

LEXO: Ja çfarë tha Orav pas takimit me Hajndëll

LEXO: Hajndëll u takua me ministrin e MPJ-së, Nikolla Poposki

LEXO: Takimi i Ahmetit dhe Hajndëllit për tejkalimin e ngërçit politik

LEXO: Ja mesazhi i të dërguarit special Hajndëll për liderët partiak

Takimet e 13 majit:

Ja çfarë thotë Ali Ahmeti pas takimit me të dërguarin special Johanes Hajndëll

Ja çfarë thotë Zoran Zaev pas takimit me të dërguarin special Johanes Hajndëll

Takim i Gruevskit me përfaqësuesin e posaçëm gjerman, Hajndëll

Ja çfarë thotë Menduh Thaçi pas takimit me të dërguarin special Johanes Hajndëll

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button