Ja mesazhi i të dërguarit special Hajndëll për liderët partiak

Ka dalje për krizën politike, dhe ky është lajmi i mirë. Është këtu marrëveshja. Principet dhe rregullat janë itinerar për demokraci dhe euro integrime. Ka marrëveshje  Lajmi i keq është se procesi është bllokuar, derisa koha po kalon. Vlerësimi im është se Marrëveshja e Përzhinos duhet të riafirmohet, sepse garanton kornizë për procesin dhe përparim në proceset euro-atlantike. Kështu tha i dërguari special nga Gjermania diplomati Johanes Hajndëll, pas vizitës dy ditore në Maqedoni dhe takimet e tij me krerë të institucioneve më të larta në vend dhe liderë partiak, raporton Portalb.

Ai rekomandon 3 pika që duhet të aplikohen. “E para, partitë ta bëjnë atë që duhet bërë, për zgjedhje fer dhe demokratike. E dyta, Prokurorisë Speciale Publike t’i mundësohet punë pa obstruksione dhe e treta, partitë të vazhdojnë dialogun pa anulime. Është e nevojshme që liderët e partive politike ta vendosin interesin shtetëror si parësor dhe t’i prijnë zhvillimit të shtetit dhe t’i realizojnë reformat”, porositi Hajndëll.

Sot me Hajndëll u takua edhe Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi.

Ahmeti konsideron që tërheqja e tërësishme e faljeve nga z. Ivanov mundëson dialog për përpilim dhe miratim të reformave prioritare.
“Partitë politike duhet të angazhohen për miratimin e ligjeve dhe plotësimin e kushteve për mbajtje të zgjedhjeve parlamentare si dhe të mbështesin Komisionin Shtetëror Zgjedhor dhe Prokurorinë Speciale që ta bëjnë punën e vet të përcaktuar me ligj”, theksoi Ahmeti në kumtesën e tij për media.
Ndërkaq, Thaçi tha se dyshon që tentimi i Hajndëll do të rezultojë me ndonjë sukses dhe rezultat. “Nuk kam diçka të re të ju them. Çështja është në vend. Rikthimi i Qeverisë së vjetër VMRO-DPMNE dhe BDI e ka komplikuar situatën”, potencoi ai./Portalb

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button