Anulohet marrja në pyetje e 6 të punësuarve në MPB për rastin “Tortura”

Marrja në pyetje e 6 të dyshuarve të punësuar njësitin special të MPB-së “Alfa”, për rastin e Prokurorisë Speciale Publike (PSP), “Tortura“, në mesin e të cilëve është edhe i dyshuari i dytë, Ivica Ançevski – Puki, është anuluar sepse të dyshuarit kanë kërkuar kohë për rishikimin e dëshmive nga lënda, deklarojnë nga Gjykata Penale, njofton Portalb.

Gjykatësi në procedurë paraprake, në pajtueshmëri me prokurorin e PSP-së dhe të avokatëve të akuzuarve, të cilët kanë qenë të pranishëm në procesin e marrjes në pyetje e kanë shtyrë për më 14 korrik.

Nga gjithsej gjashtë të dyshuar, sot përpara gjykatësit në procedurë paraprake kanë prezent tre persona, të cilët kanë hyrë dhe kanë dalë nga dyert e pasme të Gjykatës.

Tortura” ka të bëj me mënyrën e arrestimit të kryetarit të partisë, “Të Bashkuar për Maqedoninë”, Lube Boshkovski, që sipas Prokurorisë Speciale, ish-drejtori i DSK-së ka urdhëruar njësitin special “Alfa” që gjatë aktit të arrestimit të përdorë dhunë fizike dhe psikike, transmeton Portalb.

Më 28 mars, prokurorja ndihmëse e Katica  Janevës, Fatime Fetai, njoftoi se përfaqësuesit e njësitit special “Alfa” gjatë arrestimit, Boshkovskin e kanë sharë dhe i kanë shkaktuar dhimbje shpirtërore.

“Njësiti ka përdor dhunë fizike dhe psikike ndaj Lube Boshkovskit, si dhe njëkohësisht ndaj personit në fjalë janë përdorur edhe fjalë të pista, gjegjësisht e kanë sharë”, tha prokurorja speciale, Fatime Fetai

Në bazë të dëshmive për shkelje të të drejtave të njeriut, PSP ka ngritur procedurë hetimore për 7 persona, në mesin e të cilëve si i dyshuari i parë është ish drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov dhe si i dyshuari i dytë ish shefi i njësitit special “Alfa”, Ivica Ançevski – Puki. /Portalb

LEXO NË LIDHJE ME TEMËN:

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button