Shkup, filloi ndërtimi i kanalizimit atmosferik në rrugët Xhon Kenedi dhe Kemal Ataturk premtojnë 3 muaj për realizim 

Qyteti i Shkupit sot e filloi projektin për ndërtimin e kanalizimit atmosferik në rrugët “Xhon Kenedi” dhe “Kemal Ataturk”.
Shtëpitë që janë në afërsi të këtyre rrugëve vite me radhë pësojnë dëme të mëdha nga vërshimet që ndodhin kur bie shi.
LEXO: Probleme me kanalizimin, nuk duhet shumë për t’u vërshuar Çairi

Në fillimin e punimeve ndërtimore mori pjesë edhe kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski, anëtarë të Këshillit të Qytetit të Shkupit, si dhe përfaqësues të komunës së Çairit.

“Me këtë projekt ndërtimor, përgjatë rrugës “Xhon Kenedi” dhe “Kemal Ataturk” do të ndërtohet kanalizim i ri atmosferik me gjatësi të përgjithshme prej 800 metra, ku do të vendosen gypa me profil prej 1.200 milimetër. Kanalizimi i ri atmosferik do të përfundojë në pusetën kyçëse në rrugën “Cvetan Dimov”. Me ndërtimin e këtij kanalizimi atmosferik do të përmirësohet mënjanimi i ujërave atmosferik në këtë pjesë të komunës së Çairit dhe do të zgjidhet problemi shumëvjeçar për banorët në këtë komunë. Afati për realizimin e këtij projekti është tre muaj, por realizuesit e projektit na kanë premtuar se punimet ndërtimore do të jenë më intenzive dhe se të njëjtat do të përfundojnë deri në fillim të vitit shkollor” tha kryetari Trajanovski.

????????????????????????????????????

LEXO: Shkupi ‘noton’ në llom (FOTO)

Kryetari Trajanovski tha se ky është projekti i dytë kapital që ka filluar të realizohet në Komunën e Çairit gjatë disa muajve të kaluar, së bashku me zgjerimin e bulevardit “Kristian Todorovski Karposh” dhe sipas tij, janë tregues i bashkëpunimit të shkëlqyer të Qytetit të Shkupit me Komunën e Çairit.

Për ndërtimin e kanalizimit atmosferik në rrugët “Xhon Kenedi” dhe “Kemal Ataturk” Qyteti i Shkupit do të investojë rreth 23 milionë denarë, ndërsa në terren do të punojnë ekipet e kompanisë “JU BAJ 2 AMET”.

LEXO MË SHUMË:

LEXO: Shkupi ‘noton’ në llom (FOTO)

LEXO: Sërish vërshime në Çair (FOTO)

LEXO: Disa shtëpi në Çair të pa banueshme për shkak të vërshimeve

LEXO: Komuna e Çairit nuk çan kokën për familjen Limani

LEXO: Limani: Kemi mbetur në rrugë, ndihmat nga komuna askund

Qyteti i Shkupit demanton Komunën e Çairit për vërshimet në Çair

????????????????????????????????????

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button