Qyteti i Shkupit demanton Komunën e Çairit për vërshimet në Çair

Qyteti i Shkupit e demanton deklaratën e Komunës së Çairit, të publikuar në portalin informativ “Portalb” më datë 08.03.2016 me titull ”Probleme me kanalizimin, nuk duhet shumë për t’u vërshuar Çairi”.

Në deklaratën e Komunës thuhet se Qyteti i Shkupit i ka kompetencat për rregullimin e rrjetit atmosferik, të cilin rrjet nuk e kanë gjitha komunat, siç thonë nga Komuna 30 apo 40 për qind e Shkupit ka rrjet atmosferik dhe se sipas tyre nuk e dinë se kur do të mënjanohet kjo.

Nga Qyteti i Shkupit thonë që lagjet dhe vendbanime në rrugët servisuese i ashtuquajturi rrjeti sekondar është obligim i  komunave.

“Komunat për këtë qëllim sigurojnë mjete nga kompensimi komunal për rregullimin e tokës ndërtimore, të njohura si komunali për ndërtim. Qyteti i Shkupit me Ligj është kompetent për ndërtimin e rrjetit primar atmosferik, të ujësjellësit dhe kanalizimit në bulevardet e qytetit. Nëse komuna ndërton rrjet sekondar, ndërmarrja publike “Ujësjellësi dhe kanalizimi” pas pranimit teknik, nëse i përmbush standardet e lidh në rrjetin primar dhe e merr obligimin për mirëmbajtje me mjete të ndërmarrjes”, reagojnë nga Qyteti i Shkupit”, reagojnë nga Qyteti i Shkupit, njofton Portalb.

Ndryshe nga komuna e Çairit,  komuna e Kisella Vodës vetë ka zgjidhur problemin e ujit që mblidhej gjatë shirave të rrëmbyeshëm në bulevardin Pavel Shatev, duke hapur kështu zgavra anembanë rrugës nëpër të cilat uji hyn menjëherë në kanalizim.

LEXO MË SHUMË:

LEXO: Probleme me kanalizimin, nuk duhet shumë për t’u vërshuar Çairi

 

LEXO: Shkupi ‘noton’ në llom (FOTO)

LEXO: Sërish vërshime në Çair (FOTO)

LEXO: Disa shtëpi në Çair të pa banueshme për shkak të vërshimeve

LEXO: Komuna e Çairit nuk çan kokën për familjen Limani

LEXO: Limani: Kemi mbetur në rrugë, ndihmat nga komuna askund

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button